• |
ide | kryesore

Kulisat/ Çfarë qëndron pas përplasjes Kumbaro- Ndrenika?

Kryesore

Me sa duket, pathosi i zërit, fama artistike dhe aureola prej ylli, e kanë shndërruar Robert Ndrenikën të vetmin përfaqësues të denjë të aktorëve të revoltuar me të cilin mund të denjojë të debatojë ministrja Mirela Kumbaro. Prej fundjavës së shkuar shtypi po ndjek me ankth debatin e tyre në distancë. Fillimisht, si korifeu i artistëve në protestë, Ndrenika u transmetua në të gjitha mediat duke denoncuar largimin e aktorëve nga Teatri Kombëtar, i cili kishte si qëllim realizimin e një ëndrre të vjetër të Edi Ramës, për të ngritur në vend të asaj ndërtese fashiste të Gerardio Bosios, një grataçielë të re në kryeqytet.

Midis dhjetra zërave që ishin ndoshta më të ashpër dhe që kishin aftësinë për të ngritur zërin më shumë, zonja Kumbaro zgjodhi t’i përgjigjej pikërisht Robert Ndrenikës (letra e plote shkrimi poshte/ lapsi.al). Në letrën e saj, të shkruar me shumë kulturë dhe edukatë, ku nuk ishte vështirë të qëmtohej respekti për aktorin e famshëm, ministrja e Kulturës kishte bërë një gafë strategjike. E zhytur kokë e këmbë në logjikën e Rilindjes që “ne të majtët jemi shumë më tolerantë sepse në kohë të Berishës, askush nuk guxonte të ngrinte zërin”, zonja Kumbaro u kujtonte aktorëve se ata që po protestonin sot, nuk kishin folur dje as kur teatri u kthye në bingo, as kur u hodhën me miliona euro për teatrin fantazëm që nuk u ngrit kurrë tek piramida.

“Unë mendoj se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë duhej të kishte reaguar fort kur qeveria në vitin 2008- 2009 vendosi të investojë rreth 6 milionë dollarë për të ndërtuar një teatër brenda Piramidës dhe ku pasi shpenzoi gjysmën e kësaj shume, e braktisi atë projekt për ta shkatërruar krejt piramidën në përfitim të një projekti tjetër për Parlament, duke na lënë sot një ngrehinë të dëmtuar rëndë nga këto ndërhyrje dhe për çka duhen të paktën 20 milionë euro për ta rehabilituar e rifunksionalizuar. Nuk kujtoj që aktorët të kenë reaguar asokohe për paratë e groposura për dreq, gjynah! Për të mos thënë, kriminale!

Unë mendoj se komuniteti i aktorëve ka pasur të drejtë kur mërzitej, ndonëse nuk u ngrit në protestë kur aktorët në Teatrin Kombëtar dhe muzikantët në TOB emëroheshin pa kurrfarë konkursi, me një telefonatë politike nga lart dhe kur aktorë të rinj nuk e arrinin dot skenën, ndonëse në Teatrin Kombëtar kishte jo pak aktorë që prej vitesh merrnin rrogën pa hipur një herë në skenë. Unë mendoj se ishte shumë e trishtuar kur Teatri Kombëtar u katandis me 2 premiera në vit dhe me javë të tëra ku s’jepej asnjë shfaqje, por nuk kujtoj ndonjë protestë për këtë, ndonëse me shumë të drejtë të gjithë qaheshin nëpër kafene”, i shkroi Kumbaro, Ndrenikës.

Pra po të ndjekësh vijën logjike të ministres, ajo reduktohet në pak fjalë: “pse për gjëma më të mëdha nuk kishit guxim të protestonit të kohë të PD-së, por për përplasje më të vogla ngrini zërin në qiell në periudhën e pushtetit të Rilindjes”.

Paralelizmi është i qartë dhe ai do të nxjerrë vetëm një përfundim: Ne jemi më të hapur dhe tolerantë sesa paraardhësit.

Por kjo logjikë partizane, që e përndjek qeverisjen socilaiste që prej ardhjes në pushtet dhe që shërben si alibi për çdo njeri që guxon ta kritikojë atë, është krejtësisht e pa vlerë. Ajo që kërkojnë aktorët sot është jo pse u gabua dje, por si të mos përsëriten gafat sot.

Prandaj në përgjigjen e tij të kësaj të hëne, Robert Ndrenika e ka zhvleftësuar me një frazë pretendimin e ministres: “Jeni ju që keni pasur gjithë kohën e nevojshme edhe për të bërë transparencën e asaj që ndodhi dje. Ne atë kërkojmë”. (reagimi i plote shkrimi poshte/ Lapsi.al).

Dhe këtu ky konflikt e kapërcen cakun vetëm artistik. Sepse me intuitën e krijuesit, Robert Ndrenika i dha përgjigje një provokimi me të cilin janë ndeshur të gjithë kritikët e kësaj qeverie. Atë të krahasimit me pushtetin e PD. Ata sa herë protestojnë, sa herë ngrenë zërin, u del alibia se dje ka qenë më keq. Ndërsa Ndrenika përgjigjet duke e bërë dyfish përgjegjëse ministren: “Ju jeni përgjegjëse edhe sepse nuk keni bërë transparencën e djeshme edhe se po i thelloni mëkatet sot”.

©Lapsi.al

5 Comments

  1. Fjala “kulisa” nuk me duket shume e gjetur, te pakten ne rastin konkret. Debati per te cilin flitet ne artikull eshte bere haptas me te ashtuquajturat “letra te hapura” dhe nuk ka asgje te fshehte. ne artikull behet nje analize dhe lexim ne mes rreshtash, prandaj ne kete rast do mund te titullohej “Si ia la kopilin ne dere i madhi Ndrenika, ministreshes se Rilindjes”

  2. Kazanxhinjte e medias se qadres kerkojne rikthimin e kohes se bingove brenda teatrove dhe rikthimin e vitrinave dhe kristaleve.

  3. KJO eshte esht ministria e kryeministrit qe ndertoi te Parin Stadium ne Bote me nje gradacele Brenda 😳 Stadiumit
    TANI DUAN TE NDERTOJNE TEATER ME NJE PALLAT SHUMKATESH MBI TEATER
    THOMENI TANI KU ESHT PARE E DEGJUAR KJO ??
    ALARM ALARM ALARM
    MAFJA POLITIKER PO GERRYEN SI KANCER KETE VEND

  4. Turp…

    Kjo Kumbaro duket qe ne fytyre qe esthte skuthe…
    Ska asnje lidhje me artin e kulturen, qe percojne miresine.

    Nese tek teatri do te ndertohet pallat i madh, AKTOREVE U TAKON 40% TE NDERTIMIT IS PERFITUES TE PARE TE TRUALLIT.
    Ate qe do te perfitojne, ta menaxhojne si te duan, dku me qera, me shitje, me shperblime etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu