• |
ide | kryesore

Nisma e qeverisë Rama, nga muaji mars oficer sigurie në gjimnazet e Tiranës

Lajme, Të fundit

Kryeministri Rama ka njoftuar se nga muaji mars në 15 gjimnazet e Tiranës në ambientet e shkollës do të ketë edhe një oficer sigurie. Rama u shpreh se figura e oficerit qëndron midis territorit të përgjegjësive të ministrisë së Arsimit dhe asaj të Brendshme, ndërsa do të ketë rolin e një kujdestari.

Programi do të aplikohet në 15 gjimnaze dhe nis në muajin mars. Duhet bashkëpunim mes mësuesve dhe policisë së shtetit. Oficeri i sigurisë do të jetë si kujdestari. Oficeri do të garantojë që ministria e Arsimit, por edhe e brendshmja të kenë më shumë informacion për kërcënimet e jashtme ndaj shkollës me ngacmimet, mundësinë apo ofronim e shit-blerjes së lëndëve narkotike dhe shfaqet e pa denja gjatë procesit mësimor. Oficerët e sigurisë do të jenë persona të shkolluar që do të kenë edhe kaluar akademinë e sigurisë, të trajnuar posaçërisht për këtë detyrë” – deklaroi Rama.

 

1 Comment

  1. Edhe per detyrat qe jane te ministrise arsimit,njelloj si me lejet e legalizimit,ky kryeministri duhet te dale ne TV dhe tja beje te ditur shqiptareve?Po a ka pune ky njeri,apo paguhet vetem per manekin TV per te bere reklamat e qeverise?Po keta ministrat qe nuk lene njeri pa kundershtuar,kur i dalin para (si ne rastin e Kumbares me Bertin e madh),pse ja lene detyren e tyre ,tua beje kryeministri?Nuk dine ta bejne vete? Nuk mund ta bejne vete?Apo nuk i len shefi te behen “manekine”se ky eshte rol vetem per te?Mos more ministra e ministresha,eshte turp edhe per ju.Po qendruat ne ate detyre,bejini vete ,si punet ashtu edhe reklamimin e tyre,.Ose nese nuk i beni,apo nuk ju lene t’i beni,ashtu sic duhet te behen,mos qendroni me ne detyre.Behuni dinjitoze,se nuk jeni kukulla,qe tua levize gjymtyret ,si ne teatrin e kukullave, vetem kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu