• |
ide | kryesore

Një buqetë me para, dhurata më e “çmendur” për Shën Valentin (Video)

Stil



Për pjesën më të madhe të njerëzve Dita e Shën Valentinit do të thotë blerja e një kutie në formë zemre me çokollata për partnerin, një kartolinë apo një arush të madh.

Por një studente nga Bangkok, Tajlandë kishte një ide gjeniale për të surprizuar të dashurin e saj për ditëlindjen dhe Shën Valentin me një buqetë të madhe të realizuar me para.

Pilaslak Puenchoke nuk dinte çfarë dhurate ti bënte partnerit të saj Tua, ditëlindja e të cilit po afronte vetëm disa ditë para Shën Valentin.

Ky i fundit i kërkoi një ‘dhuratë burrërore’ për të dyja rastet.

20 vjeçarja formoi buqetën me 3 155 dollarë. Ajo shihet në video ndërsa vrapon dhe suprizon të dashurin në një restorant mbrëmjen e së mëkurës, duke i kërkuar muzikantit që ti vendoste këngën e ditëlindjes kur hyri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *