• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Bashës për Ramën: Tërhiqu nga plani ogurzi për të ndërtuar kullë te Teatri Kombëtar

Lajme, Të fundit



Përpos çështjes Tahiri, Basha ka folur sot edhe për situatën e artistëve që po protestë për Teatrin Kombëtar. Lulzim Basha tha se është në krah të artistëve në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe kauzës sipas tij tërësisht të drejtë për godinën e Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Basha i ka bërë paralajmërim të fortë kryeministrit Rama, duke i kërkuar të tërhiqet sa më shpejt nga plani ogurzi për ndërtimin e kullës te teatri kombëtar.

Teatri nuk janë tullat, teatri janë artistët, është Ndrenika dhe kolegët e tij. Paralajmëroj Ramën që ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë te Teatri Kombëtar, e paralajmëroj të tërhiqet nga plani ogurzi, asnjë veprim nuk mund të kryhet pa vendosur më parë artistët. Artistë do të jenë ata që do të zgjedhin gjithçka, drejtuesit e tyre dhe shpenzimin e të ardhurave. Duhet një decentralizmin dhe dhënie e pushtetit të plotë për vendimmarrjet e tyre”, – u shpreh Basha.

 



1 Comment

  1. O Bash, Gji ndoje pune tjeter te besh, nuk je politikan per popullin ti, ju jeni politikane mafjoze per te pasuruar bythen e juaj, ate mesim te ka dhene Sala ty dhe shokevet tuaj..

    Ne Evrope, shyqyr zotit kemi demokraci evropiane dhe jo demokraci Zimbabue, prandaj kuptoje qe qeveria e tanishme bashke me Ramen kane voten e lire te popullit sot e 4 vjet te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *