• |
ide | kryesore

Pas makinës në det, gjendet edhe një gomonie 5 m e mbushur me drogë në Vlorë

Lajme, Të fundit
gomone.jpg



Pak minuta pas gjetjes së një makine me targa italiane, gjendet edhe një gomone me drogë. Gomonia është gjetur ditën e sotme pranë Petroliferës në qytetin e Vlorës. Nga raportimet e para, dyshohet se gomonia tërhiqej nga mjeti që u gjet i zhytur.

Gomonia është e gjatë 5 metra dhe ndodhej afro 1 km larg mjetit të zhytur. Pak me herët një fuoristradë xhip me targa të huaja është gjetur e braktisur në bregdetin e Vlorës. Makina me targa italiane BG643 GX është gjetur e zhytur në det në zonën e plazhit të vjetër.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë sinjalizuar policinë për makinën që kishte mbetur në ujë. Nuk dihet arsyeja përse makina ka përfunduar në ujë, ndërsa dyshimet e para të policisë janë se mund të jetë përdorur për të tërhequr gomonen me drogë që u gjet tashmë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *