• |
ide | kryesore

Patozi: Basha ka shkarkuar 3 anëtarë të kryesisë në Vlorë se folën keq për të rrjetet sociale

Lajme, Të fundit



Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka reaguar për shkarkimin e 3 anëtarëve të kryesisë së PD-së në Vlorë. Patozi shkruan se këta 3 anëtarë janë shkarkuar se nuk kan folur mirë për Bashën në rrjetet sociale. Patozi vashdon më tej duke pyetur Bashën nëse me këtë parti do t’i bindë shqiptarët që ta ndjekin për të qeverisur. Patozi po ashtu i drejtohet kryetarit demokrat duke i thënë se nëse do të shkarkojë dikë, duhet ta fillojë nga vetë Patozi, pasi ai ka thënë boll për të.

SHKONI NË VLORË QË TË KUPTONI “BASHKIMIN” E LULZIM BASHËS

Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë. Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot. Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t’i qeverisur? A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?
Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjlit, sepse është e ulët. Dhe provat t’i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi. Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët. Por megjithëse sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t’u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën
.” – shkruan Patozi ndër të tjera.

 



4 Comments

  1. Na paska bërë Patozi zbulimin e madh qe Enveri nuk i “shkarkonte” ata që e kritikonin ?????????
    Qënke me të vërtetë një trap i madh o Patoz.
    Ndonjë ditë prite që nga marrazi që ka kundërBashës, të na e bëje Enverin heroin më human të botës..
    Nuk kërkoi Basha që ti të hiqje dorë mga kandidimi për lider të PD o Patooooooz.
    Ish ti një hiç para tij, që dole me kushtin se unë do të kandidoj vetëm po të heqë dorë Basha mga kandidimi

  2. Cfare pret Patozi per tu shkarkuar nga Basha, ai bishti kavallit eshte.
    Mos fol per Vloren se kur keni qen Ju i deleguar e keni ndritur!!!!
    Partia nuk mbahet me modelin tuaj ” Demokraci e Kulluar!!!
    Rregullat e etikes jane pjese se ekzistences se partise. Nese kerkoni ta shkatroni partine duke pretenduar ” Demokraci” nuk beni gje tjeter vec coni uje te Mulliri i Tepsise.

  3. Z. Patozi me gjithe kete energji qe ka treguar kete periudhe kunder Z. Basha, mund te kishte bere shume here me shume se kaq dhe mund te ishte sot ne krye te partise. Ketyre i vjen zeri kur i preket interesi, ne momentin qe cdo gje e kane te sigurte, as qe e cajne koken dhe te thone te fundit. Pse une e kam fajin qe u permbyte ti? Pra, me kete menyre i eshte pergjigjur elektoratit te tij Z. Patozi ne Vlore. Tani tregon se cfare ka ndodhur me anetaret e kryesise dhe bracaleta te tjera.

  4. Beni spastrimin sepse te gjithe punojsit qe vijne nga ushtria e PD dhe LSI duhen zhdukur nga administrata, sepse ata jane vetem per destabilizim e qeverise dhe pengesen/ hecjen perpara te shtetit..

    Pune te mbare shiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *