• |
ide | kryesore

Qeveria fut duart në tregun e telefonisë celulare, Ilir Zela kërkon një ndryshim në ligj

Lajme, Të fundit



Deri pak vite më parë ishte e zakonshme për shumë shqiptarë të mbushnin xhepat me 2 apo edhe 3 celularë. Çmimet brenda dhe jashtë rrjetit të një kompanie bënin diferencën mes kompanive.

Diferencat në çmime zgjatën deri në 1 Janar të vitit 2015, kur Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare ndërhyri me disa vendime që i dhanë fund handikapit në treg.

U vendos që si brenda, ashtu edhe jashtë rrjetit, çmimet të jenë njësoj dhe që të ulen vit pas viti në bazë të një plani të hartuar nga AKEP.

Por një vendim i marrë pa asnjë konsulencë nga kreu i AKEP, Ilir Zela duket se ka prishur balancën e vendosur në tregun e telefonisë celulare, duke favorizuar njërën nga kompanitë, Albtelecom

Qeveria synon t’ia heqë kompanisë detyrimin për të ulur tarifat duke filluar nga dt 1 Prill i këtij viti, ndërsa Vodafone dhe T-Mobile detyrohen t’i binden vendimit të vitit 2015 dhe do t’i ulin këto tarifa.  Duke u bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe ndryshimeve të ndodhura në treg gjatë periudhës 2014-2017, kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on- net/ off net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë Vodafone Albania dhe T- Mobile,

Sipas dokumentit të firmosur nga Ilir Zela, AKEP e justifikon këtë vendim me gjykimin se heqja e detyrimit duhet bërë, pasi Albtelecom është operatori më i vogël në treg dhe me proporcionin më të madh të thirrjeve off-net se dy operatorët e tjerë. Një tjetër arsye është se me heqjen e këtij detyrimi këtij operatori të vogël në treg i jepet stimuli të ofrojë tarifa konkurruese off net.

Në këtë dokument thuhet gjithashtu se problemi që mund të shkaktojë në treg heqja e këtij detyrimi për Albtelcom është shumë i vogël në raport me heqjen e këtij detyrimi dy operatorëve më të mëdhenj.

Pra Këshilli Drejtues i AKEP, që drejtohet nga Ilir Zela, favorizon njërën nga kompanitë duke rrezikuar cënimin e legjislacionit shqiptar që është në përputhje me atë europian, si dhe të drejtat e rregullat ligjore dhe financiare të dy kompanive celulare në vend, të dy investitorëve të mëdhenj të huaj që operojnë prej vitesh në ekonominë shqiptare.

Vetë Ilir Zela, ish deputet dhe ministër i Partisë Socialiste ka punuar më parë në Albtelecom dhe ky fakt mund të sjellë interpretime të ndryshme të këtij vendimi. Por përtej arsyeve të zotit Zela, një pyetje mbetet pa përgjigje: Çfarë mund të ndodhë me tregun shqiptar nëse prej tij mund të tërhiqen, pikërisht sepse po cënohen ligjet dhe rregullat e konkurrencës, dy investitorë të mëdhenj evropianë, si Vodafone e T- Mobile?



2 Comments

  1. Ska nevoje per komente, shikoni pas nje viti, ne mos me heret, qe shoku Ilir Zela do te deklaroje nje pasuri mbi 100.000 Euro si “dhurate” nga ndonje i njohur i tij qe nuk ekziston ose ne rastin me te mire nuk jeton. Ky/kjo e fundit pasi ka nderruar jete i ka dhuruar nje pasuri qe e “meritonte”, vetem “ALBTELEKOMBI” nuk eshte ….

  2. Po nga 96 e deri ne 2007 pse nuk thoni qe shqiptaret benin zile per tu marr vessh se per te folur sfliste njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *