• |
ide | kryesore

Reagon ashpër vjehrri i Balilit: Policia vodhi sende me vlerë gjatë kontrollit në banesë

Lajme, Të fundit
klement-balili.jpg



Vjehrri i Klement Balilit, Avni Veizi, reagoi ashpër lidhur me kontrollin surprizë që ndërmori policia pasditen e sotme në banesën e tij.

I kontaktuar nga “News24”, Veizi u shpreh se në banesën e tij policia u fut pa vendim gjykate dhe pa prezencën e tij, dhe se i ishin grabitur sende me vlerë.

Banesa e Avni Veizit ndodhet në lagjen “Papuci”, në Delvinë, rreth orës 17:20 minuta.

Dhëndri i Veizit, Klemend Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

 

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *