• |
ide | kryesore

“Sa ngjan televizioni juaj me një motorskaf droge” Lulzim Basha acarohet me gazetaren e Vizion Plus

Lajme, Të fundit

Lulzim Basha iu kundërpërgjigj flakë për flakë gazetares që e paralelizoi rastin Astrit Veliajt me atë të Arben Ndokës, si dy emrat që hyjnë në parlament duke nxjerrë jashtë listës dy kandidate femra, njëri në Berat e tjetri në Lezhë.

I pyetur fillimisht nga gazetarët se përse po tërhiqen kandidatet për deputete, Basha ia la këtë “vullnetit të lirë” të tyre.

“Astrit Veliaj është numri dy në listën e Beratit. Partia Demokratike për shkak të kuotave gjinore… e vendos KQZ kush do e marri mandatin dhe kjo është çështje vullneti personal” tha Basha.

Por gazetarja e Vizion Plus kërkoi nga Basha një qëndrim, nëse ajo që po ndodh me kandidatet e listës së PD në Berat, ngjan me kandidatet e PS në Lezhë, që u tërhoqën për t’i hapur rrugë mandatit të Arben Ndokës.

“A rrezikojmë të jemi në të njëjtin rast si me rastin e Lezhës kur u tërhoqën dy kandidate nga lista?” ishte pyetja e gazetares së Vizion Plus.

“Në asnjë gjë nuk ngjan me të. Aq sa ngjan televizioni juaj me një motorskaf droge. Se Arben Ndoka është një person i dënuar për prostitucion, ndërsa në këtë rast nuk kemi asnjë pretendim për kriminalitet kushdo qoftë deputeti i ardhshëm” ishte përgjigjia e Bashës.

Me këtë reagim Basha duket se në fakt i bën bisht pyetjes së gazetares, qoftë përmes fjalorit intimidues, qoftë përmes fokusimit tek e shkuara kriminale e Arben Ndokës. Pas dorëzimit të mandatit të deputetit Eduart Halimi nga grupi parlamentar i PD, mandati duhej t’i kalonte nje prej kandidateve femra, por si Juvina Vani, ashtu edhe Monika Qosja nuk pranuan të hyjnë në parlament duke i hapur rrugë biznesmenit Veliaj.

Analogjia mes rastit të Astrit Veliajt dhe Arben Ndokës qëndron tek keqpërdorimi kandidateve femra nga selitë qëndrore.

Së pari, del qartë se ligji që garanton kuotat gjinore në parlament është miratuar sa për sy e faqe, si nga Rama ashtu edhe nga Basha.

Së dyti, pretekstet që japin kandidatet femra për t’u tërhequr, lënë hapësira për dyshime mbi mënyrat okulte me të cilat këto deputete “binden” për t’i hapur rrugë futjes në parlament të të fuqishmëve, qofshin këta të fortë me pistoletë në brez apo biznesmenë me xhepat plot me para.©Lapsi.al

8 Comments

  1. Po me vjehrrin qe do ti rruaje 11 milion euro shqiptareve a ngjason kjo shkerdhateri politike e ketij pacavureje qe quhet “kar-marieri i te djathtes komuniste”…..

  2. Lali,njelloj si I pa emer,i cili vijon te shkruaje gabim (si kosovar qe eshte ),kerkojne te mbahen tek nje “ligj” te sajuar nga Rama,i cili duke mos patur shume besim tek shoket e vet,me mire vendos femra (se ato i zgjedh vete,simbas merakut te vet,per t’i patur nen zap,e per t’i urdheruar t’i ndrojne edhe letrat higjenike ne banjo) dhe si snob,qe eshte,kerkoi ta beje me ligj.Parimisht,asnje parti,nuk kishte ndonje aresye per ta kundershtuar,por jo edhe per tu marre kaq strikt.Po i shohim edhe grate e rilindjes,qe perdoren vetem si zhurrmuese ne cdo bisede,apo analize qe behet.Ndersa per pune,duket qarte tek ish drejtoresha e doganes, Spiropalja ,tek Bleta e tatimeve, “ku eshte problemi ,ketu”tek letra higjenike e “zero problem”-Kodheli e tjera.Rama ,edhe badiguarden e ka marre femer-mos duhet qe te gjithe te tjeret te ndjekin qejfin e tij?Vetem nje perjashtim,ka bere Rama,gruan e vet e ka marre ” burre” ne cdo drejtim,ne paraqitje,ne pasuri,ne manovrime sorosiane,kjo eshte edhe aresyeja,qe nuk shoqerohet kudo me te,por del gjithmone vetem.Tung,more I pa emer,dhe qetesohu Lali,se shkerdhaten politike,qe ti ,as qe e kupton dot,e ka bere shefi yt Rama,me shkatrrimin e ndertimeve me leje te rregullt,si e majte komuniste,sepse mesoje mire,se te djathte komunisste nuk ka.

  3. More ti shalengjituri,duket se e paske edhe gjuhen ,po ashtu edhe doren ,te ngjitur.Ne gjuhen shqipe nuk gjen asnje fjale,por as edhe ndonje emer Luldhim.Ne qoftese te ka mbetur mendja tek ndonje person me emerin Lulzim,nuk qenka faji i tij nese te paska dhjere,por ama emerin thuaja drejte,pamvaresisht se vete,qenke,si mos me keq.

  4. Çfarë ka në përgjigjen që i ka dhenë televizionit të Erion Veliajt Basha, ndonjë gjë të pa vërtetë ?
    Nëse dikush nga këta lehësit e punësuar në bashkinë e Lali Erit, kanë fakte se ndonjë kandidat i PD në Berat, ështe njëlloj i përzjerë në krime si Arben Ndoka, le ta thonë hapur në “komentet” e tyre.
    E rrugën e këtyre lehjeve e ka hapur vetë Bushati, duke bërë “skjarimin” se fjala nuk ështe për deputetë të kriminalizuar apo të pa kriminalizuar, por eshte për femra e meshkuj ??????? .
    Po a thua vërtetë që Edi Rama, i njohur për qendrimet e tij të dhunëshme ndaj femrave, gjatë gjith jetës e karrieres së tij politike, e ngrënka meraku për femrat e Bashën jo ?
    Thua vërtetë se Bushati e ka këtë bindje ?
    E di fort mirë, si Bushati ashtu edhe lehësit “komentues” këtu, se Rama aktivizimin e femrave në poste partiake e në pushtet, e bën vetëm nga bindja që ka se ato mund ti nënshtrojë më kollaj se meshkujt, meqë fenrat nga natyra janë më të brishta.. Në të njejtën kohë, kujton se me këtë do të mund të shlyej opinionin negativ të përhapur për të si njeri i dhunshëm me femrat.
    E ka pohuar disa herë në shkrimet e tij Bushati, se shumica e mediave shqiptare janë të kapura nga Rama.
    Ky rast, ishte një fakt konkret për ta ilustruar këtë të vërtetë.
    A nuk ishte ky televizion që pushoi nga puna disa gazetarë që kritikonin Ramën e Veliajn ?
    Bushati hedh poshtë ato që ka shkruajtur vetë më parë. Nga alergjia që ka për PD, që e konsideron si armik “ideollogjik”, po qe se të vërtetat i thote lideri i PD, bën ç’ështe e mundur ti relativizoje e zhvlerësoje ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu