• |
ide | kryesore

Shënohet viktima e parë e gripit në vend, një 44-vjeçar nga Korça

Lajme, Të fundit



Shënohet viktima e parë e gripit në vend. Një 44-vjeçar nga Korça me sindromin “doën” ka ndërruar jetë dy javë më parë nga gripi në reanimacionin e Spitalit të Korçës, por ngjarja u konfirmua vetëm të hënën, pasi vdekja është relatuar në buletinet javore të Institutit të Shëndetit Publik, por dikasteri i shëndetësisë nuk e ka njoftuar.

Shqipëria klasifikohet ndër vendet me intensitetin më të lartë të të prekurve nga virusi i gripit në këtë periudhë. Sipas specialistëve të ISHP, tanimë jemi në pikun e epidemisë, ku javën e fundit janë raportuar 23 mijë të prekur me infeksione respiratore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *