• |
ide | kryesore

Ukraina dëbon ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili

Planet



Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili është deportuar në Poloni.

Shërbimi kuftar ukrainas u shpreh se 50-vjeçari Saakashvili po qëndronte në Ukrainë ilegalisht dhe prandaj u kthye në vendin nga i cili kishte ardhur.

Për avokatin e ish-presidentit të Gjerogjisë, ky deportim duhet të konsiderohet “rrëmbim”. Saakashvili mori nënshtetësinë ukrainase në 2015, por në korrik të vitit të kaluar autoritetet e Ukrainës ja hoqën nënshtetësinë dhe aktualisht konsiderohet pa shtetësi.

Saakashvili gjithashtu kërkohet nga Gjeorgjia për akuza kriminale, të cilat ai deklaron se janë të motivuara politikisht. I njohur shkurt si “Misha”, ish-presidenti është një kundërshtar i njohur të politikave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Mikheil Saakashvili ka qenë edhe kryetar bashkie në një qytet në Ukrainë. Ky është një rast i paprecedent, ku një president i një vendi, të bëhet kryebashkiak tek një vend tjetër. Për të luftuar korrupsionin, Saakashvili solli agjentë specialë të FBI-së në Ukrainë për të luftuar kryesisht krimin ekonomik dhe korrupsionin. Ky do të ishte një tjetër provokim për fqinjët rusë.

Megjithatë, në shtator të vitit të kaluar ai kaloi në Ukrainë përmes Polonisë, me ndihmën e mbështetësve të tij. Dy vite e gjysëm më pas, shërbimi i Kufirit të Polonisë konfirmoi se Saakashvili tani ndodhet në tokën polake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *