• |
ide | kryesore

10 sekrete që nuk i dinim nga ‘Sex and the City’

F1, Stil



Kanë kaluar 12 vite të gjatë që kur ka mbaruar “Sex & the city”, por ne kemi akoma kaq shumë pyetje. Ai ishin të vërteta koktejet që ato pinin gjithë kohën? A do të xhirohet ndonjëherë filmi i tretë? Për këto pyetje dhe ca sekrete që nuk e kishit menduar do të mësoni në këtë artikull.

1.Koktejet ishin të rreme

Dhe ja ku jemi…Të gjithë kemi menduar se aktorët bëheshin tapë me “Cosmopolitan” (imagjinoni gjithë dublat e bëra), por kokteji nuk ka qenë i vërtetë! Ai bëhej me ujë dhe ngjyrues ushqimor ose ujë dhe pak lëng boronice për t’ i dhënë ngjyrë. Sarah Jessica Parker ka thënë: “Ginger ale” ( birra) ishte gjithmonë shampanjë dhe vera e kuqe gjithmonë lëng rrushi’’.

2.Aktorët e hanin të gjithë ushqimin e mëngjesit

Nëse mendoni se vajzat nuk e hanin ushqimin e mëngjesit që kishin para, gaboheni, e hanin të gjithin. “Unë e haja gjithmonë ushqimin”,- shprehet Sara Jessica Parker. ‘’ Nuk ka kuptim që një aktor të ketë ushqimin para dhe mos ta hajë. Ne hanim gjithmonë çdo gjë, nuk kishte rëndësi nëse ishte e ngrohtë apo e ftohtë, ajo ishte puna jonë”.

3.Big dhe Carry nuk kishin si qëllim të përfundonin bashkë

Nëse mbetët të zhgënjyer për mënyrën si përfundoi filmi (Big duke i treguar Carrie që ajo kishte qenë “e vetmja”, duhet ta dini se qëllimi i tyre i vërtetë nuk ishte të ishin bashkë. Krijuesi i filmit, Darren Star, tha: ” Filmi e ndryshoi atë që donte të paraqiste në fillim, që ishte se femrat nuk gjejnë lumturi në martesë. Jo sepse nuk munden. Filmi anashkalon pak nga komedia romantike e fillimit”.

4.SJP kishte një klauzolë në kontratë që e lejonte të mos zhvishej

Sigurisht e keni vënë re që Carrie ishte e vetmja nga katër vajzat e cila gjithmonë vishte reçipeta në shtrat. SJP kishte përfshirë një klauzolë një kontratë ku nuk pranonte të zhvishej. Nuk ndihej rehat me skenat nudo, me lojëra seksi dhe gjuhën vulgare. Në rolin e Carrie, SJP puthet me shumë burra, por asgjë nuk ka shkuar më larg se kaq.

5.Cynthia Nixon tani është bionde

Cynthia i leu flokët të kuqe vetëm për rolin e Mirandës, sepse kjo ishte ngjyra e vajzës që ajo luante rolin në librin e Candace Bushnell. Ajo  ishte menduar të ishte brune në film, por vetëm 24 orë para fillimit të xhirimeve u vendos të ishte flokëkuqe.

 

6.SJP i mbajti të gjitha rrobat (ose shumicën e tyre)

Kur filmi përfundoi, Sarah Jessica mbajti rreth 70% të rrobave në “Sex and the city”.  Mbajta të gjitha rrobat që nuk ishin marrë nga ndonjë stilist ose nuk ishin marrë me qira. I kam të gjitha në arkiv”.

7.SJP mbante taka 18 orë në ditë

Carrie vdiste për këpucë. Një herë ajo tha: “Kam shpenzuar 40, 000 $ për këpucë dhe nuk kam një vend për të jetuar? Unë do të jem një ditë një grua e vjetër që jeton në këpucët e saj”. Si pasojë e kësaj, Sarah Jessica duhej të vishte të preferuarat e Carrie, takat super të larta, 18 orë në ditë gjatë xhirimeve.

8.Tututë e Carrie-t kushtoi vetëm 5$

Të famshmet tutu të baletit që Carrie veshi kushtuan vetëm 5 $ dhe u blenë te veshjet e përdorura.

9.A ju kujtohet Pete? Ai ishte i frikësuar nga Aidan

Qeni i parë i Aidan kishte frikë nga aktori John Corbett, kështu u desh që ta linin atë dhe të gjenin një qen tjetër.

10.Alec Baldwin ishte menduar të luante rolin e Matthew McConaughey

Episodi “Arratisje nga New York” do kishte qenë shumë ndryshe. Roli i Matthew McConaughey ishte shkruar duke pasur në mendje Alec Baldwin. Ai e refuzoi. Producenti pastaj e ofroi rolin për George Clooney, i cili nuk mund ta bënte dhe pastaj e ofroi tek Warreb Beatty, i cili gjithashtu nuk pranoi. Fatmirësisht Matthew tha po. /Blitz.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *