Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për aktivitetet me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Ndërsa 100 mijë euro do të përdoren për manifestimin gjithëpopullor për shënimin e Epopesë së UÇK-së. Vendimet janë marrë sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ku kryeministri Ramush Haradinaj ka informuar kabinetin qeveritar edhe për vizitën e tij në SHBA, vizitë e cila vinte pas një momenti delikat për të. Kujtojmë që Haradinajt iu refuzua viza amerikane për shkak të tentativës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Kosova feston 10 vjetorin e pavarësisë më 17 shkurt.
©LAPSI.al