• |
ide | kryesore

Arsenal armësh, kokainë dhe heroinë në banesë, arrestohen 3 të rinj shqiptarë në Itali

Lajme, Të fundit



Mbi 17 kg drogë dhe një arsenal armësh janë sekuestruar në banesën e një 20 vjeçari shqiptar në komunën Barlassina në provincën e Milanos në Itali. 20 vjeçari shqiptar punonte si barist në një nga lokalet më të modës në provincën e Milano/Brianza, por në të vërtetë ishte një trafikant droge e armësh. Operacioni i policisë italiane ka sekuestruar në garazhdin e shtëpisë së 20 vjeçarit shqiptar 12 kg kokainë e 5 kg e 50 gramë heroinë.

Gjithashtu në banesën e shqiptarit, forcat italiane të rendit kanë gjetur dy mitralozë, një pistoletë gjysëm automatike, një revolver dhe municion për të gjitha armët. Së bashku me 20 vjecarin Policia Italiane ka arrestuar dhe dy bashkëpunëtorë të tij po shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës dhe armëve. 5 kg kokainë nga sasia e drogës së sekuestruar u gjet në bordin e një automjeti luksoz sportiv drejtuar nga njëri prej bashkëpunëtorëve të trafikantit shqiptar.  Gjatë ditës pritet që Policia e Milanos të zbardh më shumë detaje mbi këtë operacion



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *