• |
ide | kryesore

Dosja ‘CEZ’, Genc Ruli: Është një proces i iniciuar politikisht

Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, po flet mbi hetimet për privatizimin e CEZ dhe dëshminë e tij në Prokurori. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Ruli tha se procesi i nisur së fundmi për këtë çështje i iniciuar politikisht.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Ruli u paraqit në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë shpjegime për aferën CEZ. Në studion e “Neës24”, Ruli do të flasë edhe për reformën në drejtësi, si dhe raportin me Bashën e Berishën.

Sa i takon çështjes CEZ, kujtojmë se dosja u mbajt për afro dy vite në duar nga prokuroria e Tiranës dhe në përfundim firmosi për pushimin e çështjes. Pak javë më parë, gjykata vendosi ta shfuqizojë vendimin e organit të akuzës dhe ta kthejë sërish çështjen për hetim, duke lënë detyra konkrete për grupin hetimor.

Në këtë kuadër, krahas marrjes së dëshmisë së Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, prokurorët e panë të nevojshme të thërrasin për sqarime edhe ish-ministrin Ruli, emri i të cilit u përmend nga dëshmitari Romeo Kara. Veprimet hetimore për këtë çështje, po zhvillohen në sekret të plotë dhe larg vëmendjes së medias, e kjo duket nga fakti se prokuroria po shfrytëzon orët e vona të mbrëmjeve, me shpresën për të hedhur dritë mbi aferën korruptive.

1 Comment

  1. “Politike” justifikim llogjik per ju qe u pasuruat me politiken, cpret tjeter nga ju hajdutet dhe shkaterruesit e shtetit shqiptare ??

    Genc Ruli dhe te gjithe ministrat e tjere, TURP te keni qe shfyrtezuat besimin e popullit dhe shperdoruat pasurine e atij vendi, shkaterruat shqiperine qe sot populli po e vuan duke kerkuar azile neper evrope per nje kafshate buke..

    Haram e pacit cdo gje qe keni vjedur, dhe ishalla kjo qeveri te bej shtet dhe tu dergoje ne burg te gjithe ju korruptuesit qe keni punuar ne shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu