• |
ide | kryesore

Flet biznesmeni që u bë deputet, nga sakrifikimi i dy grave

Lajme, Të fundit

Njësoj si kreu i demokratëve Lulzim Basha, biznesmeni Astrit Veliaj e quajti vendim personal tërheqjen nga gara të dy kandidateve femra, Juvina Jani dhe Monika Qosja, vendim që i dha mundësinë atij të marrë mandatin e deputetit.

“I lumtur që do jem deputet, kam qenë edhe më parë. Jam prej 20 vitesh pjesë e PD. Kam ruajtur reputacionin tim në biznes. Vendimi i dy grave për t’u tërhequr nga gara, ishte personal”, ka thënë Velija për Neës 24.

Tërheqja e dy kandidateve për deputete nga lista e Beratit u bë sipas të njëjtës skemë që përdori Partia Socialiste në Lezhë në vitin 2013, asokohe për t’i hapur rrugë mandatimit të Arben Ndokës si deputet.

PD akuzoi Ndokën se ia arriti qëllimit përmes presioneve dhe kërcënimeve, ndërsa sot thotë se dy kandidatet e saj deputete u tërhoqën me “vullnetin e tyre të lirë”. Në Berat, Partia Demokratike mori vetëm një deputet. Eduart Halimi që pak ditë më parë dorëzoi mandatin, sepse kishte gjetur një punë më të mirë për të bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu