• |
ide | kryesore

(FOTO) Reshjet e borës ‘paralizojnë’ qarkullimin në Qafë-Thanë

Lajme, Të fundit



Qarkullimi është rënduar ndjeshëm në rrugën Përrenjas – Qafë-Thanë, pasi reshjet e dendura të dëborës kanë mbuluar komplet zonën.

Mungesa e zinxhirëve tek pjesa më e madhe e makinave që lëviznin në këtë aks vështirësoi edhe më shumë kalimin e tyre në rrugë.

‘News 24’ raporton se është krijuar radhë makinash në kthesat e Qafë-Thanës, deri në një kilometër.

Mësohet se policia po lejon qarkullimin vetëm të makinave të pajisura me zinxhirë.

Po kështu reshje të dendura bore janë regjistruar edhe në qytetin e Librazhdit. Nisur nga situata, paraqitet vështirësi qarkullimi për makinat ë aksin Librazhd –Përrenjas.

Policia ka ngritur postblloqe kontrolli për pajisjen e automjeteve me zinxhirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *