• |
ide | kryesore

Gjermani/ Shulz jep dorëheqjen si kryetar i social-demokratëve

Planet



Lideri i partisë Social Demokrate të Gjermanisë, Martin Schulz, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë me efekt të menjëhershëm.

Në një konferencë të shkurtër për mediat, Schulz konfirmoi dorëheqjen e tij dhe deklaroi se dëshiron t’i japë fund debatit të brendshëm brenda partisë në mënyrë që anëtarët e SPD-së të përqendrohen në marrëveshjen e arritur për koalicion qeverisës me konservativët e Kancelares Angela Merkel.

Schulz ka propozuar në postin e liderit të SPD-së Andrea Nahles, kreun e grupit social-demokrat parlamentar në Bundestag.

Javën e kaluar, Schulz u propozua si ministër i Jashtëm i qeverisë së formuar nga koalicioni i madh me CDU-në e Merkel, por presioni i madh i ushtruar nga baza e gjerë e social-demokratëve bëri që ai të tërhiqej nga ky propozim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *