• |
ide | kryesore

Koloneli Pasha: Pse flasin vetëm politikanët dhe jo specialistët për kufirin detar me Greqinë?

Lajme, Të fundit



Koloneli i Detit, Pasha, duke folur për marrëveshjen me Greqinë tha se ndihet i befasuar nga qëndrimi i deritanishëm inekzistent i shumë institucioneve shqiptare, si Akademia e Shkencave, Instituti Gjeografik Ushtarak, Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, por dhe Komanda e Forcave Detare, të cilat kanë lidhje me studimin e hapësirave detare të Shqipërisë, me njohjen Ligjore të Ligjit të Detit në delimitimin me fqinjët të këtyre hapësirave. Sipas tij, në publik po sqarojnë negociatat me Greqinë vetëm politikanët, të cilët nuk e njohin realisht problemin e llogaritjes së kufijve detarë, por as dhe përmbajtjen e Konventave Ndërkombëtare të Detit. Ai i kërkon qeverisë që të konsultohet me Komandën e Forcave Detare se a rrezikojnë negociatat me Greqinë që Shqipëria të humbë përsëri hapësira të saj ujore.

Kush duhet ta pyesë Komandën e Forcave Detare se ç’hulumtime ushtarake të sigurisë dhe ç’përgatitje profesionale ka bërë që të përballojë një betejë të re që po përgatitet?! A kemi guxim të njoftojmë apo të kujtojmë ministrat apo ish-ministrat për këto “nandë vjet”, që kaluan dhe ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë Detin tonë!? Këtë pyetje dhe këtë kontroll të rreptë duhet që t’ua bëjë qeveria e asaj që sot thuhet: Shqipërisë që Duam! Por a është kjo: “Shqipëria që Duam!? Kur kohët e fundit është dashur që ministri i Jashtëm grek dhe pas dallgëzimit pakuptim të opinionit, të dalë edhe Kryeministri i Shqipërisë për të sqaruar terma, parime, metoda në përafrim të Negociatave?! Dhe asnjë specialist, asnjë përfaqësues nga këto institucione të shtetit, nuk ka dalë. Kjo është shumë e rëndë! Në të gjithë mediumet, emisionet televizive, nga shumë politikanë që janë pyetur nuk kanë sqaruar asgjë, ata nuk e njohin problemin.” – tha Pasha për Panoramën.

 

 



6 Comments

  1. …se specialistet s’po marrin vesh asnje mut nga kulisat qe po luhen me detin e falur, o xhaxhi Myslym!

  2. Jeni vetë tepër i vonuar z.Pashaj si “specialist”, për ti treguar kësaj qeverie se si “e duam” Shqipërinë.
    Shqipërinë e duam jo vetëm me kufijtë e saj detarë, por edhe pa kultivimin masiv të kanabisit, edhe pa njollën e zezë të rekordit europian të trafikut të drogës, edhe pa njerëz me rekorde kriminale që u bënë këto vitet e fundit deputetë, kryetarë bashkishë,drejtorë policie e deri ministra.
    Gjykata Kushtetuese nuk ka rrëzuar poshtë vetëm “marëveshjen e para nandë viteve”, por edhe shumë vendime të mbrapshta të kësaj qeverie, e kjo qeveri as pyeti për vendimet e Kushtetueses, po vazhdoi e po vazhdon që ta kthejë Shqipërinë në modelin e asaj qeverie që ju bëri ju kolonel, duke i marë gjithë pushtetet vetëm një njeri. Edi Rama.
    E duam Shqipërinë vërtetë që të mos ja prekin kufijte e saj, edhe kështu sa ç’e kanë coptuar, por duam edhe një Shqipëri që të mos i kthehet modelit të diktaturës enveriste apo modelit të Kolumbisë.
    Padyshim se që një shtet demokratik të shkojë drejtë progresit të gjithanshëm, duhet të vlerësojë edhe mendimet e specialistëve të çdo fushe, por a mendoni se si “specialist” i detit, siç e konsideroni veten, misioni juaj patriotik e demokratik duhet të kufizohet vetëm tek ujrat detare ?
    Në fund të fundit, për ndarjen e ujrave bregdetare, ka institucione edhe ndërkombëtare me specialistë akoma më të aftë se zotëria juaj e konventa ndërkombëtare që mund ta ndihmojnë Shqipërinë me qëndrime asnjanëse.
    Por nuk po shohim që disa “specialistë të politikës ndërkombëtare”, ti japin rrugën e duhur demokratizimit të vërtetë të Shqipërisë.
    Dhe pse ndodh kjo ?
    Sepse edhe këta “specialistë ndërkombëtare” të politikës e kanë mëndjen të mbështesin “aleatët” e tyre ideollogjikë, ashtu si edhe specialisti shqiptar i detit, kolonel Pashaj.
    Vërej se në reagimin tuaj të vonuar për marëveshjen e detit, e giciloni paksa qeverinë shqiptare aktuale, duke i thënë se kjo nuk është Shqipëria që duam, duke e kufizuar “kritikën” tuaj vetëm me ujë deti , e ndërkaq, vazhdoni që gjithë bateritë tuaja të sulmeve politike, t’ja drejtoni “tragjedisë” së pa ndodhur të para “nandë” viteve.
    Historia e para nandë viteve ishte një histori e mbyllur në favor të interesave shqiptare, e për këtë, padyshim e keni një meritë edhe ju zotëria specialist.
    Kanë rrjedhur shumë ujra të ëmbla e të kripura në Shqipëri, gjatë këtyre “nande” viteve.
    Nuk është më qeveria Berisha armike e juaja dhe “e popullit shqiptar”, që po e bën këtë marëveshje.
    Eshte qeveria Rama qe ka 5 vjet që po qeveris dhe po e telendis Shqipërinë, që po bën në mungesë të plotë transparence , marëveshje me Greqinë për detin.
    Sa mereni me historinë e para “nandë” viteve, pse nuk merni përsipër e të na shpjegoni si “specialist” deklaratën e ministrit të jashtëm grek, se kjo marëveshje e re, ja ka dyfishuar Greqisë kontrollin në ujrat bregdetare, krahasuar me marveshjen e para “nandë” vitesh ?

  3. Shume e sakte mendimi juaj Pasha, qeveria duhet te kete nje komision spesialistesh per zgjedhjen e ceshtjes detare me greket..

    Ndersa ju kamentuesit me interesa partiake si p.sh. abc. ju jeni kurvat e shqiperise.. ikni ore mbeturira se nuk hecen shteti perpara vetem me interesa per karrike dhe pasuro bythen tuaj. Turp te keni parazite.

    Si shqiptare si thjeshte sme intereson personi apo partia, une dua si shume shqiptare te tjere qe shqiperia te behet shtet per shqiptaret, dhe sic eshte tani, qeveria e tanishme ka marre voten e popullit, dhe une si individ e mbeshtes dhe i uroj suksese me punen qe po ben dhe do bejne..

    Shqiperia qe te bohet shtet, ka nevoje per shqiptare/ punetore te ndershem dhe jo servila partishe.

    Urime dhe pune te mbare shqiptare.

  4. filozofia e agazhimit saktrifices dhe vetmohimit mbar popullore xhaxha vjen me filozofine e nxitjes ,dhe orintimin e vlersimit mbare kombetare ,por te kerkuar per rastin frenimin dhe grabitjes se trojeve shqiptare pasurit kombetaren nga cdo ane neve kemi disa zhvillime ne nje shekull 1 u coptuam 2 vzhdimisht ulleheqesit dhe politika e ligje na i referojne te huajt dhe 3 zhgenjehemi dhe po shkatrrohemi,u be lufta e kosoves,,kosova mali zi maqedonia mori orientim shteti jo bashkimi me shtetin ame sic ndolli me dy gjermanit,kosova u polarizua per te grabitur mitrovicen minieren e erit me te malle ne evrope , dhe ne per te hyre ne nato dhe evrop duhet te falim pasurit tona ,u lejuan te drejta pa te drejta disa endacakeve shekullore neper trojet tona kurse shqiptareve ne trojet e tyre u grabitet prona dhe gjithcka,neve jemi ne trojet tona dhe nese vihet per diskutim ceshtje kufijesh kufijt kerkohen aty ku ishin perpara coptimit kjo eshte e drejta , pastaj hym ne evrop azi afrik apo amerik dhe kine eshte ceshtje ztrategjie interresi reciprociteti ,sic bejne te gjith doli anglia nga b,e,dhe del e kerkon partner ekonomik dhe strategjik ku te mundet ,neve evropa nuk na hyn ne pune duke leshuar gjitha pasurit evropa qe ajo qe na shkatrroj dhe kemi kete perdhunim po ndiqet nje politik varferimi detyrimi shpernguljesh dhe kapjes se gjithckaje nga planifikimet djallezore nga te huajt,neve me nentoken dhe mbitoken ,jemi zoterinje nuk kemi nevoje te punojme jo tua lem tjereve dhe ne te behemi sherbetore te hajduteve tane poshteruesve dhe perdhunuesve ne cdo fushe te jetes kjo eshte esenca ,ne si komb duhet te marrim ate cfar na takon ,shikoni ju jep gje kush e ndan kush pasurin me ne jo po ne perse ta ndajme ,me tjeret shikoni maqedonin vetem per ceshtjen e emrit nuk e ndryshon emrin jo me tu leshojne dicka tjeter ,po ne perse e leshojme perse nuk pyetemi britania per te dalur nga evropa beri referendum ,popullore bota per cdo problem ku preken interesat e shumices pyet popullin e vet ,po cili ka te drejte te paragjykojne bejne pazare me te drejtat e tjetrit ,,vecse tralltaret agjenturat korrupsioni ,gjerat i kemi ne shesh,dikur keta ishin partizan ne male zbriten ne shesh dhe kapen pushtetin jashte cdo kriteri dhe rregulli njerzore,ne kundershtim me cdo ligje nderkombetare qe bota ka pranuar u veprua me kete vend tani askujt mos ti duket cudi nese ky popull ngrihet dhe del partizan si keto dikure per te ndaluar cdo gje te instaluar kunder te drejtave tona ne kete vend dhe per te gjetur njeriun e duhur ta ullheqe ,me drejtesi dhe ligje te drejta duke konfirmuar ulleheqesit e drejte ,dhe fituar cdo gje te mire ne mezin tone ,shqiptaret nuk duhet te behen mercenare partishe permes korrupsionit por te vlersojne ku na shyten partite sepse gjitha e paten mundesin qe per periullen qe ullhoqen qe ne vend te mbizotronte duke u mbjellur rritur dhe koltivuar vetem e drejta haku me rendiment dobin ,por keta qe nga coptimi ketu u mbollzhvillua dhe rendimenti eshte vetem e keqa dhe gjithnje me e keqa,shqiptare sejcili prej nesh te keqen se deshiron ,ne veten e tije ,por duke mos e drashur ne veten e tije duhet qe te mos i beje askujt eshte momenti per politikanet qe pretendojne intelektualet qe pretendojne per perfaqsuesit shpirterore qe pretendojne dhe te gjith shoqerine tone qe pretendo,qe te keqen nuk e deshiron ne trupin familjen shoqerine dhe vendin e vet le te cohemi gjith ne kembe ne unitet mendimi dhe veprimi dhe ta marrim veten ne analize qe te keqen te mos ja deshirojme dhe flasim dhe as veprojme askujte duke u distancuar prej saje perqasjes saje ,bashjetesen me te ,si nje bllok,duke i thene sejcilit pushtetare apo intelektual i thjeshte apo nderlikuar o me te drejten dhe bashkohu ne mbrojtje kontribut sakrific dobi vlera virtyt moral mirkuptim tolerance marrveshje ose kunder nesh por larg nesh,sepse andej nga kemi dalur per asnjerin nuk ka kthim pas,vetem ecje perpara dhe perpara ate qe pranojme ulleheqes apo klase politike ashtu sic i votojme degjojme ,per detyrimet qe kemi ndaj tyre ,edhe ato kan detyrime ndaj nesh,deri ne nje,per cdo gje kur eshte e nevojeshme nje transparence dhe referendum sepse keni 15 milion shqipfoles qe neser pasnese qe bota per shum shkaqe varferohet vendi yne ende premton se eshte i begate dhe ketu ne trojet shqiptare do dynden 15 milion shqiptare qe nuk ka bir nene ti presin se nuk vin pa miq fuqi po ku deshironi te na coni kapedan ne lufte te vullneteshme ,erdhi ora padurimi padrejtesit grabitjet borxhet papunsia mashtrimi korrupsioni tralltia ,qe ky popull dhe komb ne te gjitha shkallet shoqerore vetes tije ti dalin per zot dhe pasurin dhe te drejtat e tije te mos ja falin kujte per asnje cmim dhe sakrifice ,keshtu nuk durohet pranohet dhe tolerohet askush ,,ketu mungojne ulleheqesit politikat dhe ligjet e drejta dhe nje popull aktiv ,i perkushtuar vetem ne dobi sepse vetem keshtu prollojm dobi per vete dhe per tjeret ,por gjendja qe ndollemi don mesazhe nxitese ,dhe paralajmruese me referendum mbar kombetare qe populli su pyt kurse qeveria vendosi ,dhe nese ne bote ka ligje qe kushdo qe futet ne qeveri ,mund te beje cfar te dojne me pasurit e tjereve dhe nuk eshte per te drejtat e pergjegjsive dhe problematikave te popullit vet ti zgjille atehere kuptimi ndryshon ,na ben gjitheve ne unitet te vetmbrohemi dhe nese gjitha qebverit nuk e tejkalojne te drejtat mbi te drejtat por i mbrojne ato kjo eshte per arbitrazh nderkombetare qe per 1 shekull ne na grabiten te drejtat ato qe na coptuan bashke me vendet ballkanike perfituese qe duhet te na cdemtojne duke mbeshtetur pushtetare qe nuk i sherbyen kombit shqiptare por gjith bashke e grabiten dhe shkatrruan ,jan faktet,raliteti flet vet qe kjo ceshtje te zgjillet dhe populli te marrin ate cfar i takon ,neve nuk duhet te largohemi nga detyrimi qe na behet permes politikave te varferimit por te bashkohemi dhe organizojme format e te gjitha format qe garantojne te drejten dhe permirsimin e jetes ne vend, ose te pranojme varferi ekstreme dhe shkatrrim total ,dhe behemi skllever te vertete te atyre qe dikur ishin vet skllever ne ballkandhe nga meshira bujaria mikpritja i pranuam tani po na mbysin ,vall duke ditur cfar po ngjet duhet ta pranojme lejom,un them qe jo uniteti i 15 milion shqiptareve e sjell diturin influencen energjin force qe neve te arrim natyralitetin toneme te drejtat tona ne punen tojne jeten tone , me mundesit tona keshtu un vlersoj historin problemet zgjilljet permes te drejtes me unitet mendimi dhe veprimi duke nxitur qartesuar perhapur dhe pershkallzuar unitetin mbare kombetare shoke dhe miq , per te drejtat tona kombetare dhe individuale,nuk kemi ku mbytemi ky eshte vendi jone te drejtat tona prej ku vjen cdo zgjillje lumturi begati paqe zgjilljet i kemi ketu brenda mnesh ne unitet mendimi dhe veprimi me dituri dhe urtesi drejtesi hak,as me shum dhe as me pak se cdo banore i tokes te drejten na e dha zoti po si te lejojme te na grabis tjetri me nje fjal mashtruese dhe ne te na zvoglohet zgjilljet rriten problemet dhe shtohet varferia ,jo kjo nuk eshte e drejte,keshtu e vlersoj un nese dikush e vlerson me mire le te behet plotesues ne dobi nese sheh ndonje gabim le ta korigjojne me respekt per te gjith

  5. Shume dakort me ju zoti Pasha.
    Do te ishte kryeverper qe qe ne fillim de flisnin specialistet per kete ceshtje. Si nga ana ligjore, nga ana gjeografike, gjeologjike, ushtarake etj .
    Po te flisnin specialistet te paret nuk do tu mbetej vend ketyre palo anal-istave dhe gazetaruceve te fillonin teatrin e tyre neper televizjone televizive me ide, hamendesime, konspiracione, thashetheme, shpifje, terma denigrues etj etj.
    Pershembull, si nuk doli nje profesor ne Juridik tu kerkonte studenteve te viteve te fundit te studimeve te benin nje pune kerkimore mbi te gjitha mundesite ligjore , konventat nderkombetare mbi deterat qe mund te aplikohen ne rastin tone. Mundesite i kane. Mesa di une asnje profesor nuk ja u ka permendur as nje here kete mundesi kerkimi shkencor studenteve.
    Specialistet tane flene gjume.. ( ose nuk jane specialista dhe rrine aty thjesht per te marre rrogen)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *