• |
ide | kryesore

Kullë tek teatri? Gënjeshtrat e Ramës për shkatërrimin e Tiranës historike

Kryesore, Lajme

A do ngrihet një kullë atje ku sot gjendet godina historike e Teatrit Kombëtar e projektuar nga Gherardio Bosio? Kjo është një nga arsyet që aktorët më me emër në vend janë hedhur në një protestë. Ata pretendojnë se po i përndjekin nga salla e tyre pasi aty Rama dhe Veliaj kanë planifikuar të ndërtojnë një tjetër grataçielë. Nga ana tjetër me gjysëm zëri autoritetet shqiptare mohojnë se godina do të prishet për t’I bërë qejfin tekave të ndonjë oligarku.

Po si qëndron e vërteta?

Duke mos pasur asnjë të dhënë përpos paranojës së përligjur të aktorëve Lapsi.al ka bërë një bilanc se si është është vepruar herët e tjera. Se si Rama ka përdorur argumentin e godinave të vjetra, e rindërtimit të tyre, e ruajtjes së fasadës apo justifikime të ndryshme për të prishur monumente të Tiranës historike.

Fillimisht si ministër kulture në 1999 Edi Rama hodhi një hap të paparë. Ai kërkoi nga parlamenti miratimin e një fondi për financimin e një biznesi privat. Tirana, një dekadë pa kinema, duhet të kishte një vend ku të projektoheshin prodhimet e Holliwood-it ishte argumenti i tij. Dhe ish miku i tij A. Xhillari filloi rindërtimin e kinemasë të parë tek kinemaja e vjetër Republika. Po nuk kaloi shumë dhe i njëjti investitor, me Ramën tashmë kryatar Bashkie, kinema “Republikën” e ktheu në një kullë (foto poshtë). Kinemaja e vjetër u zhduk për gjithmonë.

Histori më e tmerrshme është ajo me kinemanë më të vjetër në Tiranë, të cilën brezi i kaluar e mban mend me emrin “17 Nëntori”. Ajo qe kinemaja e parë e hapur në Tiranë me emrin “Nacional”. Në 1945, me ardhjen e komunistëve në pushtet u bë shtetëzimi i saj. Iu ndërrua emri nga “Nacional” në ditën e çlirimit të Tiranës. Në vitet e para shërbeu edhe si sallë gjyqi, ku zhvilloheshin “gjyqet e popullit” ndaj “tradhëtarëve”.

Megjithëse e mbushur me histori, në fund të vitit 2002 ajo u shkatërrua pasi Edi Rama dha mbi të një leje ndërtimi. Në fillim (ashtu siç pretendohet sot për stadiumin apo teatrin) u tha se poshtë pallatit do të ndërtohej një sallë kinemaje. Pastaj, pasi presioni i mbrojtësve të trashëgimisë u shtua, u sigurua se arkitekti mendonte të ruante dhe fasadën. Por sot, kur ndërtimi ka mbaruar (shiko foton) aty nuk ka mbetur asnjë gjurmë as nga fasada as nga kinemaja.

Sot Edi Rama miratoi edhe një leje tjetër, aty ku dikur ruhej Muzeu i Shkencave të Natyrës. Për hir të së vërtetës, muzeu u shkatërrua që gjatë kohë së Berishës, sepse edhe ish kryetari i bashkisë Basha, planifikonte aty një pallat. Por me të ardhur në pushtet, edhe Rama vazhdoi planin e Bashës dhe miratoi së fundi pallatin këtu poshtë (shiko foton si ishte dhe çfarë do ndertohet).

Me të njëjtën llogjikë për të ngritur një kullë u shkatërrua stadiumi i vjetër Qemal Stafa, që po ashtu si Teatri Kombëtar është një vepër e arkitektit Italian Gherardo Bosio. Shkallmimi i tij prishi gjithë ansamblin harmonik të sheshit të universitetit, një nga ansamblet e paprekura të arkitekturës fashiste. Në vend të tij, kryeqytetasit fituan një stadium me kullë. Edhe për këtë si për kinema “17 Nëntorin” kryeministri ka premtuar se fasada e Bosios do të konservohet.

©Lapsi.al

8 Comments

  1. Njeriu kur kalon 50 vjec , mendoj se eshte i ngopur, dhe kerkon te beje
    gjera te mira per kohen e mbetur.

    A vlen kjo per keta qe kemi ne Qeveri,
    apo nuk do ngopen kurre??

  2. Ne fakt ajo qe ka ndodhur me kinemane 17 Nentori eshte idjote, por ne fakt kur e mendon babezia idjote eshte. Hapesira pas pseudo-fasades se rezervuar kinemase mbetet ende bosh edhe sot. Galeria eshte e populluar vetem nga kafe, kur shume mire mund kishte edhe nje kinema aty qe t’i jepte kuptim gjithe galerise.

    Po edhe ndertesa siper kinemase Republika e paperfunduar eshte. Keta jane si kanceri. Thjesht shkaterrojne.

  3. Propagande e dhjere e médiave te pjerdhura qe reflektojne idéale qadriste dhe synimin e tyre Per rikthimin e tôkes se xanun. Rama e ka te sigurt fitoren ne 2019 ,2021.

  4. Ke Harruar Kinema Partizanin. Edhe aty Po Rama me oligarket e tjere kane vendosur te ngrejne nje kulle tjeter 14 kateshe. Me pretendimin se Kinemaja do te jete ne katin e siperm. Tashme Kinemane e ka prishur. Vete Edi Rama e mbajti peng Kinemane. Njehere si Minister I cultures dhe I sporteve . Nuk lejoi qe kinemaja te privatizohej me pretendimin se ishte prone e ministries se Kultures. dhe me pas kur ishte vete Kryetar Bashkije Dha lejen per kullen 14 Kateshe. Apo keni harruar per pronaret qe qelluan uzurpuesit e prones me arme diten qe nisi punimet Parlamenti shqiptar Ne 2009

  5. Ceshte ky ANONYMUS, komentues idiot, mediokerr.qe i rrin mendja tek fitoret e komunisteve, A mos eshte ndonji bire kurvi, komunist i diteve te soteme qe gjithmone po me kete maszh paraqitet ne komente. Servil, pizeveng, me bythe zyrtari te shitura, a tradhtar i kerkesave e deshirave te popullit.Percare, emos mirenjohes i demokracise PALACO,,,per te marre ndonje thele nga mamuthi RAMA.Per TIRANEN, eshte vetem nje shkaterrues, ai eshte NERONI i saj qe quhet E, RAMA, kjo me pa diskutim ka vertetesine ne shkatrrimin e identitetitte qytetitTIRANE, nga kyKANIBAL i arkitektures tradicionale te qytetit tone.Kete betonizim qe ka bere ky shkaterrues, e qe mendo akoma ta coi me tutje,merton denimin me ekstrem, pa e ndare nga mashtrimet e vjedhjet qe ia kane thene e vene dukuri vazhdimisht.Koha nuk doe harroi ,, deri sa ta pagoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu