• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama po e prish Teatrin Kombëtar për para…

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka dashur që ta prishë Teatrin Kombëtar që në kohën kur ai ka qenë Ministër i Kulturës, teksa tani arsyeja e vetme se përse kreu i qeverisë kërkon të hedhë në tokë atë monument, është pastërtisht për para.
Është ky qëndrimi i Analistit Fatos Lubonja, i cili ka folur në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ku dhe ka deklaruar se ajo ndërtesë në rastin më të mirë do duhej rikonstruktuar, pasi është një vlerë kulturore e qytetit.

“Unë kam një kohë të gjatë që e njoh këtë problem. Nuk është hera e parë që flitet për prishjen e teatrit, ka qenë një projekt i hershëm teatrit, qysh kur ishte ministër kulture Rama ka dashur luajë. Ne kemi qenë kundër atëherë, unë kam qenë edhe këshilltar në atë kohë. Pastaj ka pasur një projekt tjetër, kur ishte kryetar Bashkie që donte të prishte teatrin që është një trashëgimi kulturore e Shqipërisë. Dikush mund të thotë që është një ndërtesë e dobët. Është e dobët por është një ndërtesë me arkitekturën e vet, me historinë e vet që edhe po u rikonstrukturua duhet të rrijë ashtu siç është”, tha Lubonja.

“Kryeministri edhe më herët thoshte se është e parikuperueshme, sepse kryeministri do beton dhe beton për të do të thotë para investime. Ai prishi edhe stadiumin Qemal Stafa, thoshte nuk është i bukur apo nuk është i rikuperueshëm. Pra një shtet ruan, rikuperon. Në Itali kur bien tërmetet, ka një parullë: Ashtu siç ishte dhe ku ishte. Kryeministri ynë nuk e njeh fare këtë.

Atje ku u prish një urë osmane, karakteristike. Shqipëria që ndërton gjithë këto pallate, që ka kaq shumë beton ka kaq shumë gurë nuk ka mundësi ta bëjë ashtu atë?! Pse? Sepse ata duan ta bëjnë jo “Ashtu siç ishte ku ishte”, por duan të bëjnë një gjë të re që të fitojnë para. Ta shtojnë sa më shumë atë shifrën e tenderave me të cilat vjedhin. Plus fut edhe ndonjë dëlir të kryeministrit për kullat. Dhe të gjitha këto bashkë kanë sjellë këtë katrahurë që jemi ne sot”, deklaroi Lubonja.

“Unë mendoj se ky është qëllimi i fshehtë, prishja atje për ndërtime, dhe kjo është fasada sepse ky është stili i Edi Ramës, e ka përdorur gjithmonë. Edhe kur prishi kinemanë “17 Nëntori” tha njëherë e ka futur brenda ai arkitekti, pastaj doli që s’ka as kinema. Është një mashtrues i njohur kombëtar dhe ndërkombëtar,” tha analisti Lubonja

5 Comments

  1. Zoti Lubonja,eshte si eshte ,Rama eshte shoku yt i vjeter.Por si dolen keta shoket e tu,te tere mashtruesa,pamvaresisht se ku jane dhe me cfare merren,jane burra,apo gra.Te gjithe duken si “fajkua”,flasin si ujqer,apo grifsha.Nuk te lene te thuash edhe ti,ate qe mendon,duan te flasin vetem ata.Edhe kur tjetri,merr fjalen,ja nderpresin,vijojne e flasin ,bashke me tjetrin dhe vijojne te bejne zhurmuesin.Don shembuj,i kam me shumice,por per te te mos vene ne siklet,nuk po t’i rrjeshtoj,se mbase rradha qe i vendos une,nuk perputhet,me tenden.

  2. Pershendes Z LUBONJA, eshte nje realitet i paster i veprimtarisese E, RAMES, qe ne bashki. minister, e sot siKM,Por RAMA eshte ushqyer, dhjamosur me stilin e prishjeve, e ndertimeve betoneske. Kete e ka vertetuar mesemiri TIRANA. Nuk la fushe sporti, kinema , fusha lojrash per femije, lulishte. e mese fundmi edhe banjot publike ky dinamit i zhvillimit, kerko qe te prishe edhe vpra te historise si monumente te trasheguara nga e kaluara. Ky manjat krkon tu heqe identitetin TIRANES, e qyteteve te tjeraErresia e etjes se pa ngopesise per parae ben sa te shese edhe te jatin,Dhe si perfundim, bashkohem me epilogun e Z FATOAS, Pershendetje, se e ke vulosur.

  3. Sigurisht qe kerkon te shkaterroje gjithcka qe eshte bere para se te vinte ai ne pushtet, sic edhe enveri qe shkaterroi gjysmen e qendres se Tiranes deri aty sa i vuri dinamit njeres prej ndertesave te ansamblit te ndertesave qeveritare, asaj me te bukures. Gjithcka behet per para (qe vijne nga kullat) plus qe Ramen e kane sjelle ne pushtet ata qe bejne kullat, plus manise se Diktatoreve qe duan gjithcka te filloje kur vijne ata ne fuqi. Une do propozoja qe te ringrihej ish ndertesa qeveritare ne qender. Kuptohet aty eshte Muzeu Kombetar tani por ka vend ne qender per ta bere. Le te sherbeje si shembul per udheheqesit autoritare e diktatoriale se do te ribehet cfare ata prishin. Sa per ndertesen e Teatrit Kombetar, absolutisht duhet rikonstruktuar e ribere edhe me e bukur se cfare ishte. Ajo mbart histori, jo vetem per teatrin por eshte ndertesa e pare e ngritur per argetimin e njerezve ne Tirane, ose sic i thone “dopolavoro”. Mos degjoni se cfare thote ajo biba e Ministrise se e ndertuan fashistet, me ate logjike i bie te shkaterrojne gjithe qendren e Tiranes.

  4. Ndoshta Lubonja ke shume te drejte, por une si qutetare 45 vjecare e kam pare zhvillimin e shqiperise per shume vitet.
    Kur e krahesoj shqiperine e 90″ me shqiperine e tanishme eshte si nata me diten.
    E mbani mend si u mbushen lulishte, rruge, parqe, gjithe qyteti me kjoska, lokale, e ndertesa pa leje ???

    Shqiptaret mbi 25 vjec duhet ti mbajne mend ato vite, ku shqiperia u be si pakistani..

    Prandaj mos qahemi nga shiu so do na zej bresheri po erdhi ne pushte Sala me Bashen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu