• |
ide | kryesore

Pas fitores së Ermal Metës, vjen statusi emocionues i të dashurës së tij

Paparazzi, Slider

Kënga “Non mi avete fatto niente”, të cilën 36-vjeçari e ka realizuar në bashkëpunim me Fabrizio Moron, u shpall më e mira në festivalin italian. Dhe padyshim se suksesi i të dashurit e ka gëzuar edhe partneren e këngëtarit, Silvia Notargiacomo. Ajo i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur gëzimin dhe për ta uruar publikisht Ermalin.

“Këtu është lumturia: Janë të gjitha ato gjerat e vogla, të cilat i ke mirëpritur, ledhatuar, e që i ke dashur dhe të kanë sjelli këtu… ndërsa unë jam e lumtur me ty”, ka shkruar Silvia.

Postimin e saj, ajo e ka shoqëruar me një fotografi të partnerit të saj. Edhe pse çifti preferon ta mbajë larg mediave lidhjen e tyre, kësaj radhe e dashura e këngëtarit ka bërë përjashtim, duke qenë se është një sukses shumë i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu