• |
ide | kryesore

Pas koncertit të Elvanës, Besa Kokëdhima futet në sherr me Ledina Çelon (FOTO)

F1, Paparazzi

Koncerti privat i Elvana Gjatës u duk edhe më i veçantë për faktin se do të ishte live. Por këngëtarja Ledina Çelo duket të mos ketë rënë dakord me këtë pjesë dhe ta shprehë publikisht mendimin e saj, madje edhe me ironi, duke thënë se koncerti ishte playback. Këtë e shprehu me anë të një postimi në Instastorie ku shkruante “Pse playback o yllo”.

Por edhe pse vetë Elvana nuk ka reaguar, ka qenë mikesha e saj Besa Kokëdhima që ka ironizuar duke ia kthyer Ledinës me të njëjtën monedhë, po në  Instastorie.

“Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe. Herën tjetër bëj disa gabime qëllimisht Elvana, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë. Nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe artin dhe punën e tyre të palodhur, atëherë ne jemi të vdekur si komb” – shkruan Besa me ironi.

illo.jpg besa_1518429415-9274017.jpg

 

 

b2_1518429415-6327101.jpg

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu