• |
ide | kryesore

Përballja LIVE/ Kumbaro: Teatri do të shembet! Aktori: Jo sa të jemi ne gjallë!

Lajme, Të fundit

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u përball me artistët në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi. Ishte i ndezur debati përballë artistëve të skenës Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina.

Aktori Arben Derhemi tha se trupa e artistëve nuk do të lejojë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. “Ne do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë” – tha ai.

Ministrja Kumbaro iu përgjigj se nga një analizë e bërë për Teatrin Kombëtar është vënë re se ajo godinë e ndërtuar nga italianët nuk i përmbush sot asnjë nga kushtet. Sipas ministres, në bazë të kësaj analize çdo investim restaurimi është shpenzim i kotë ndaj është hedhur ideja e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

“Në këtë truall do të ndërtohet një teatër kombëtar dinjitoz. Në këtë truall të bëhet ky Teatër. Këtë nuk e kam fshehur. Më lejoni ta them dhe e regjistroni. Ideja jonë është që të ndërtohet një Teatër i mirëfilltë Kombëtar në këtë zonë.

Në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë kemi folur edhe për ndërtimin e disa institucioneve kulturore. Ne i kemi kërkuar kryetarit të bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare” – tha Kumbaro. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. “Puntori i vetmuar eshte miku im kurse puntori i bashkuar eshte Armiku im”. Bertold Brecht, Arturo Ui. Artiste mos u percani nga plehrat e blera (Kame etj. qe shiten per nje projekt). Bravo ju qofte deri tani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu