• |
ide | kryesore

Përplasja e anijeve në mesnatë/ Erdogan ‘kërcënon’ Greqinë

Planet



Pas incidentit që ndodhi mbrëmë në mesnatë mes anijeve greke dhe turke, të cilat u përplasën me njwra-tjetrwn, Presidenti i Turqisë, Erdogan paralajmëroi Greqinë tw mos ndwrmarrw veprime tw gabuara.

“Paralajmërojmë ata që janë përtej kufijve në Qipro dhe në Egje që të mos ndërmarrin veprime të gabuar”,- u shpreh ditwn e sotme, Presidenti Erdogan.

Shtypi grek e ka konsideruar kërcënim dekaratën e Presidentit turk. Ndërkohë, nga zyrtarët grekë nuk ka ende asnjë reagim për tensionet në detin Egje.

Në mesnatë, në ishullin Imia një anije e Gardës Bregdetare turke përplasi skafin e Rojes Bregdetare greke duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shtypi grek e konsideron të qëllimshëm këtë veprim, dhe sipas tyre, tensionet vazhduan me shkeljet e hapësirës ajrore të Greqisë nga avionë dhe helikopterë të Turqisë që kryen stërvitje ushtarake. Ishulli Imia ku ndodhi incidenti, është i ndarë në dy territore mes Turqisë dhe Greqisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *