• |
ide | kryesore

Presion dy kandidateve femra që të tërhiqeshin nga lista e PD? Flet Astrit Veliaj

Lajme, Të fundit



Astrit Veliaj i cili pritet të marrë mandatin e deputetit të lënë nga Eduard Halimi në qarkun Berat, ka folur për zhvillimet e fundit, ku dy gra që ishin në listën e PD-së, janë dorëhequr për t’i hapur rrugën Veliajt. Biznesmeni ka thënë se vendimi i grave ishte personal i tyre dhe se ai nuk ka ndikuar fare.

“Jam i lumtur që do jem deputet, kam qenë edhe më parë. Jam prej 20 vitesh pjesë e PD. Kam ruajtur reputacionin tim në biznes. Vendimi i dy grave për t’u tërhequr nga gara, ishte personal”, shprehet Veliaj gjatë një komunikimi për News 24.

Sipas Kodit Zgjedhor PD kishte nje gjobë për kuotat gjinore në listën e qarkut Berat, prandaj pas dorëheqjes së Halimit, mandati do t’u kalonte grave që ishin pjesë e listës. Por Juvina Jani dhe Monika Qosja refuzuan të merrnin mandatin, me pretendime te ndryshme, duke ngjallur kështu dyshimet se u përsërit i njëjti skenar me listën e PS-së në qarkun Lezhë, ku edhe aty u tërhoqën dy gra për t’i hapur rrugë Arben Ndokës  të hynte në Kuvend.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *