• |
ide | kryesore

Prokurorja Marku nga Korça: Të goditen grupet e krimit dhe nëpunësit publikë që shkelin ligjin

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme kryeprokurorja e përkohshme Arta Marka ka qenë në qytetin e Korçës. Ajo, nga ky qytet, ajo është shprehur se përkrah hetimet e thelluara kundër drogës, si dhe të mos mbetet vetë në goditjen e shpërndarësve të vegjël të drogës, por të kapen grupet e mëdha që organizojnë kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike. Po ashtu Marku ka përmendur edhe shkeljen e ligjit nga nëpunësit publikë.

Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku, me gjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj. Mbështesim fuqimisht prokurorët për të identifikuar shkelje të ligjit dhe regjistrimin e veprave penale kryesisht sidomos në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë; nëse ushtrimi i pushtetit është në interes publik apo përdoret nga nëpunësit si një formë për të nxjerrë përfitime të paligjshme të çdo lloji. Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”. – tha Marku.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *