• |
ide | kryesore

‘Të kam sjellë verë, se hashashin ti nuk e pi”, demokratët u flasin eurodeputetëve për drogën

Lajme, Të fundit

Në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim – Asociimit, përfaqësuesit e opozitës u përqendruan tek përgjegjësia e kryeministrit Rama për çështjen e kanabisit. Ata treguan sipas tyre me fakte se Rama e dinte, e lejoi, e mbrojti dhe përfitoi pushtet nga kanabizimi i Shqipërisë. Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo tha se deklaratat e kryeministrit për shkatërrimin e 99.67% të kanabisit ishin qesharake dhe të rreme. Pollo tha se në vend është krijuar infrastrukturë kriminale prej kultivimit të kanabisit dhe se rasti i ish-ministrit të brendshëm tregon lidhjen e bandave me qeveritarët. Ndërsa deputeti demokrat Aldo Bumçi solli në vëmendje babtutat e Ramës për hashahin kundrej ministrit Majko.

Kryeministri publikisht bënte shaka me ministrin e tij të emigracionit, kur i thoshte se për ditëlindjen tënde të kam sjellë verë dhe jo hashash, sepse ti nuk e pi” – vuri ne dukje Bumçi bisedën e Ramës me Majkon.

Ai përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit në një takim publik me fermerët, kur i pyeti se si janë me mbjelljen e hashashit. “Duhet të kuptohet se mbjellja e hashashit në të gjithë Shqipërinë është projekt politik dhe nuk ndodh nga paaftësia e shtetit për ta luftuar”- tha Bumçi në takimin me deputetët e Parlamentit Europian.

 

1 Comment

  1. Me vjen turp kur lexoj te tilla gjera. Shqiptari i ankohet europianeve per shqiptarin dhe ju jep te gjitha argumentet perse shqiperia nuk dueht te filloje negociatat per anteresimien ne BE.

    çfare turpi.

    Lufta per pushtet ju ka errur syte deri aty sa te nxirrni te gjitha teshat e palara ne dyert e eruopes. Kushdo njeri i mencur ne eruope do te thoshte : Kur qenka keshtu , ju as per 100 vitet e ardhshme nuk i filloni negociatat.

    Ky fenomen ( budallallik) i te sharit te kundershtarit neper dyert e botes filloi qe ne 2013 kur te tere ambasadoret dhe politikanet e PDse filluan te nxirrnin zorret dhe vrer kunder kundershtareve te tyre qe disa muaj me vone ju zune vendin ne politike.

    Harrojne se shajne dhe ulin shqiperine .
    Ndyresira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu