• |
ide | kryesore

Vangjush Dako ‘fiton’ ndaj Shoqërisë Civile, gjykata lejon vazhdimin e punimeve për Velierën

Lajme, Të fundit
veliera_81489668743.jpg



Pas më shumë se një viti e bllokuar, Gjykata Administrative rrëzoi sot kërkesë-padinë e Shoqërisë Civile që kërkonte anulimin e projektit të sheshit Veliera. Për rrjedhojë, shumë shpejt pritet që të fillojnë punime për ndërtimin e Velierës.

Gjykata Administrative ndaloi vetëm punimet në zonën arkeologjike A, ndërsa kërkesat e shoqërisë civile që kishin të bënin me shpërdorim detyre të kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që kanë dëmtuar zbulimet arkeologjike gjatë gërmimeve.

Pas këtij vendimi ka reaguar shoqëria civile. Përfaqësuesja e Shoqërisë Civile, Mirela Jorgo deklaroi se: “Nuk jemi aspak dakord me vendimin e gjykatës. Çështjen do ta apelojmë dhe do ta çojmë në Strasburg”. Mësohet se, vendimi është dhënë pa praninë e mediave, pavarësisht se seanca ishte publike. Gjykatësi kërkoi nxjerrjen e gazetarëve duke krijuar kështu konflikte e tensione në sallë.

 



3 Comments

  1. Kjo eshte drejtesia qe duam,,,,, rrofte E RAMA,,,,si prokuror i plotfufishmii te gjithe pushteteve. E c;eshte DAKU durresit, vetem nji vasal, sherbetor iketij kryeministri. Keta kane blere shqiperine e jo me drejtesine.

  2. Bravoooooooo Vet-tingu-lim thiken vehtes.Gezohuni bashke me domnaltmadhnin Lu dhe kryevirgjireshen e BE Vflaut-ingut,per rezultatet e parashikuara prej tyre,si rezultat i kontrates,qe kane bere qeveria Rama me amerikeBE-ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *