• |
ide | kryesore

Gjërat që do të doja të dija para se të bëja seks për herë të parë

F1, Stil



Njohja ime me seksin ishte aspak interesante. Isha 18 vjeçe, në vit të parë dhe pakëz e pirë. Partneri im quhej Tom dhe më dukej njeri i mirë, nga ato pak gjëra që kisha mësuar për të brenda një jave. Kishte një fytyrë të sjellshme, sjellje të qeta dhe një mënyrë të këndshme e nervoze të flirtuari. Në fjalë të tjera, ishte pak peshkop, që e bënte perfekt për këtë punë. Seksi me të ishte konsensual, i sigurt dhe i tmerrshëm. Pak a shumë si garat që merrja pjesë në gjimnaz; një detyrë e pakëndshme që duhet ta përfundoja, por pa endorfinat dhe ndjesinë e mirë që vinte me të.

I shkova pas avazit Tom-it sepse nuk doja që ta romantizoja virgjërinë dhe isha e lodhur me të qenit e tillë. Gjithashtu rashë dakort sepse Tom-i më bënte të ndihesha rehat, e pëlqyeshme dhe kujdesej për mua, gjithë ç’nevojitej atëherë. Pasi e bëmë, Tom-i s’mi ktheu kurrë telefonatat dhe tre vite më vonë, m’u lut që ta falja jashtë një bari.

Mësova shumë për seksin në dhjetë vitet pas herës sime të parë, por fillova të mendoj në mënyrë kritike rreth tij vetëm dy vitet e shkuara. Do të doja të mos kisha pritur aq shumë. Paepuria për të mësuar për seksin, gjininë dhe fuqinë (dhe rolin tim në këto sisteme) ka qenë një përvojë që më ndryshoi jetën. Ka pasur impakte largpamëse që s’mund t’i kisha imagjinuar, ka përmirësuar jetën time seksuale dhe marrëdhëniet e mia me trupin dhe veten. Më poshtë, gjërat që do të doja të dija para asaj nate të shkruar me Tom-in.

1.Paraloja është seks

Kur isha më e vogël, paraloja diskutohej në formë binare: ose e bëje, ose jo. M’u desh goxha kohë të ndryshoja atë mënyrë të menduari dhe ta përkufizoja seksin si një përvojë tërësore- duke nisur nga fillimi i ngadaltë e i butë, tek humoret dhe ndjesitë e tua dhe partnerit e në fund tek çfarë na bën të ndihemi mirë. Seksi nuk është një garë për të arritur orgazmën, e as një penetrim i thjeshtë; është një bisedë. T’u japësh gjërave kohën që meritojnë ka vlerën e saj.

2. Orgazma e një gruaje nuk është një bezdi, një mister a thjesht diçka për t’u bërë

Retorika tipike në lidhje me anatominë “konfuzuese” të grave mund të jetë armiqësore. Idea që një grua duhet të kalojë në orgazëm shpejt, ndërsa një burrë ngadalë, është stresuese dhe përshkruhet nga perspektiva e burrave. Kur seksi shihet thjesht si një mënyrë për t’u prishur, mëshon në të dy palët presionin e suksesit. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, nuk ekziston një paternë veprimesh apo aktivitetesh që është e saktë, apo e drejtë.

3. Të bësh qejfin tënd është shumë e rëndësishme

Më parë, e luaja shumë mirë rolin e gjinisë sime në seks. Që atëherë kam mësuar se të bësh seks nuk do të thotë të dukesh, tingëllosh apo të lëvizësh në një mënyrë të caktuar. Seksi nuk është një punë. Është e nevojshme të jesh prezente dhe e përkushtuar ndaj përvojës tënde dhe të partnerit. Nëse s’je në humor për t’i bërë këto gjëra, s’ke pse sforcohesh. Asnjëherë.

4. Seksi është i rrëmujshëm dhe përqafimi i këtij tipari e bën akoma më tërheqës

Kultura jonë është e fiksuar me higjenën, përtej asaj ç’quhet e nevojshme. Duke pasur këtë në mendje: Nuk ke pse lahesh para se të bësh seks. Nuk ke pse lahesh pasi bën seks. Aroma jote natyrale s’ka pse zhvishet nga trupi jot për të bërë seks. Trupi yt duhet dashuruar ashtu si është. Nëse partneri yt nuk mendon të njëjtën gjë, atëherë është momenti për një bisedë serioze. Seksi është i rrëmujshëm, intim dhe ndonjëherë për të qeshur. Gjithë ç’duhet të sillni ju është prezencë, dëshirë dhe energji.

5. Komunikimi është seksi (dhe i shëndetshëm)

S’më besohet sa kohë kam kaluar duke u treguar e turpshme para/gjatë/pas seksit. Ky turp për të folur, dhe më saktë kultura që e shkaktoi, i vodhi përvojave të mia seksuale ngjyrën dhe thellësinë për të cilën kishin nevojë. S’do të bëja kurrë qejf nëse s’do ta superoja barrierën e të folurit. Turpi i tepërt e bën seksin një punë emocionale. Tani e kuptoj sa i rëndësishëm është komunikimi në një lidhje intime. Vetëm ashtu mëson për veten dhe partnerin dhe vetëm ashtu seksi përmirësohet.

6. Seksi i mirë kërkon pjesëmarrje aktive dhe kureshtje

Shumicën e jetës sime seksuale e kam kaluar duke qenë goxha pasive, e sigurt se orgazma ishte indikator i një përvoje cilësore. Që atëherë kam kuptuar sa e rëndësishme është të marrësh pjesë, të jesh aktive kur vjen puna tek intimiteti në çdo formë tijën. Si në çdo marrëdhënie, duhet të të plasë për të, që të ketë sukses, të ndryshojë e të rritet. Kjo do të thotë t’i japësh kohën e nevojshme vetes dhe partnerit për të kuptuar njëri- tjetrin. Unë po mësoj ende.

Që të arrija një marrëdhënie të shëndetshme me jetën time seksuale duhet të harroja ç’më kishte mësuar shoqëria deri më sot dhe të mësoja të shfaqesha e cënueshme. Shumë prej nesh nuk u edukuan si duhet për të pasur jetë të mira seksuale, dhe është detyra jonë të mësojmë vetë.

(Shkrimi është shqipëruar nga “6 Things I Wish I Knew When I Started Having Sex”, shkruar nga Haley Nahman për Man Repeller/ anabel.al)



2 Comments

  1. Po autorja ka te drejte kur thote se nuk duhet te lahemi para seksit. Kur thith kar te lare me duket si gome koti, ndersa kur ai nuk e lan eshte kaq i shijshem oh zot!! Vdes per eren natyrore te karit!

  2. A jeni gjithsesi që keni vështirësi në familje, keni probleme me çështjet martesore, mirëpo unë jam këtu për të njoftuar botën se si erdha në kontakt me doktorin IZOYA, në fillim të këtij viti, u diagnostikova me kancer të prostatës dhe një fibroide, e mbajta duke jetuar me sëmundjen tek unë dhe kjo çoi në një abort, ndërsa isha shtatzënë, kjo solli shumë probleme në familjen time dhe martesën, përgjatë vijës, burri im tha që ai nuk mund të vazhdonte me martesën sepse ne kemi qenë kaq shumë mjekësor institucionet që nuk e njohin çështjen time ishin frymërore. Burri im më la, në kërkimin tim se si mund ta ktheni atë, u njoha me doktorin IZOYA, të cilit i shpjegova problemet e mia, dhe ai bëri një bukuri të fuqishme dhe premtoi të më ndihmojë, i bëra të gjitha gjërat që ai kërkoi dhe pas disa ditë mora një telefonatë nga spitali për të ardhur për raportet e mia mjekësore, kur arrita atje, u diagnostikova dhe ja që nuk kam më asnjë problem mjekësor, në të njëjtën ditë mora një tekst nga EX i lypte nëse mund të kthehej në shtëpi. Whatfarë bekimesh të dyfishta dhe me entuziazëm lëshoj emailin e tij për ata që përballen me spiritualizëm, kështu që ai mund të jetë i dobishëm …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *