• |
ide | kryesore

Aktorët mblidhen në sallën e Teatrit Kombëtar, Mirela Kumbaro i pret në ministri

Lajme, Të fundit

Artistët janë mbledhur në sallën e Teatrit Kombëtar për të diskutuar në lidhje me projektligjin për Artin dhe Kulturën dhe për qëndrimin ndaj rindërtimit të godinës së teatrit.

Ata kishin kërkuar që në takim të ishte edhe ministrja Mirela Kumbaro, por ministrja kërkoi që takimi të zhvillohej në ambjentet e ministrisë me një përfaqësi të tyre. Siç duket dhe kështu ka ndodhur. Një përfaqësi e artistëve takohet këtë pasdite me Mirela Kumbaron në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Debatet mes aktorëve dhe ministres deri tani janë zhvilluar në studiot televizive dhe kontradiktat qëndrojnë në çështjen e zhvendosjes së teatrit tek godina e Turbinës, si dhe në pakënaqësitë e artistëve për fuqizimin e rolit të ministres në financimin e aktiviteteve kulturore dhe emërimin e strukturave në bordet drejtuese të institucioneve kulturore.

2 Comments

  1. KM nuk e di se cfare kerkojne artistet?!

    Artistet nuk duan qe trualli i lakmuar i Teatrit Popullor, te perfundoje si
    Trualli i Kinema Republikes dhe Kinema 17 Nentorit per ndertim Kullash.

  2. Taktika komuniste___ PERCA, E SUNDO. Stil i aplikuar mese miri ne popullin shqiptar 200 vjet ,e vazhdojme te percahemi prape nga ky butak KM, me tenxhere, kazane, , Balena, peshq e ceronka, mbase edhe keshtu jemi, sepse zdime te reagojme.Keshtu e kane dashurnje here europa, keshtu po e mbajne edhe keta shtetare qe kemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu