• |
ide | kryesore

Alkoli jep probleme më të mëdha se marijuana

F1, Stil



Së fundmi është bërë një studim shumë interesant mes konsumit të alkoolit dhe marjuanës. Ajo që i ka habitur të gjithë është fakti se alkooli është shumë më i dëmshëm në raport me konsumin e marijuanës.

Pasi u krahasuan të dyja produktet, u zbulua se alkooli është një ndër faktorët kryesorë i cili ndikon drejtpërsëdrejti në shkatërrimin e materies së bardhë dhe gri në tru, ndërsa marijuana nuk shkakton një dëmtim të tillë, gjithmonë në raport me alkoolin.

“Edhe pse marjuana mund të ketë disa pasoja negative, ajo nuk i afrohet pasojave negative që ka alkooli”, u shpreh Profesor Kent Hutchison nga Universiteti i Kolorados Boulder.

Por profesor Kent-i, nuk ishte i vetmi që theksoi diçka të tillë, gjithashtu edhe autori kryesorë i këtij studimi Rachel Thayer tha se veçanërisht me përdorimin e marijuanës, ka ende aq shumë të dhëna që nuk i dimë se si ndikojnë tek truri.

Për këtë studim u analizuan mbi 850 persona të rritur të moshës 18 dhe 55 vjeçare si dhe 439 adoleshentë të moshës 14-18 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *