• |
ide | kryesore

Arrestohet një shqiptar në Itali, kapet me 105 kg drogë në makinë

Lajme, Të fundit

Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptar, pasi është kapur me drogë.

Siç bëhet e ditur nga mediat e vendit fqinj, i arrestuar është Rinard Xhaxhia, pasi në makinë që drejtohej nga ai është gjetur 105 kg drogë.

Policia i është vënë pas shqiptarit në Sheshin Verdi’ në Bolonja dhe pasi e ka kapur, ka zbuluar se në maminë  e tij kishte një sasi të madhe droge.

Nga hetimet e para të policisë, dyshohet se shqiptari ishte furnizuesi kryesor i qytetit të Bolonjas, ndërsa pas arrestimin në shtëpinë e tij i janë gjetur sasia prej 5.400 eurosh kesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu