• |
ide | kryesore

Avioni amerikan bombardon tankun rus/ Daily Mail paralajmëron ‘Luftë të Ftohtë’ (VIDEO)

Planet

Një avion ushtarak amerikan shkatërroi një tank rus në Siri, me pretendimin se u zbulua se qindra mercenarë rusë po luftojnë fshehurazi në Siri.

Daily Mail publikoi me video momentin kur tanku shpërthehet nga raketa që lëshoi avioni ushtarak amerikan, gjatë një bombardimi për të mbrojtur rebelët në Siri. Qindra mercenarë rusë mbetën të vdekur. Sipas Daily Mail, nëse kjo rezulton e vërtetë, do të ishte përplasja më e madhe mes forcave amerikane dhe atyre ruse që nga Lufta e Ftohtë, dhe do të përshkallëzojë tensionet mes dy superfuqive të botës.

Kjo ngjarje u komentua dhe nga Pentagoni. Sipas një zëdhënësi, tanku rus ishte drejtuar për në zonën Al Tabiyeh në momentin që u godit. Kjo ngjarje ndodhi disa ditë pasi ushtria amerikane tha se koalicioni anti-xhihadist kishte kryer sulme për vetë-mbrojtje kundër forcave të Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu