• |
ide | kryesore

Dëbora shkakton probleme në Qafë Thanë dhe Rrugën e Kombin, ndërhyjnë 9 borëpastruese

Lajme, Të fundit

Normalizohet situata në të gjitha akset rrugore të qarkut të Korçës përfshi edhe Qafë Thanën. Është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll Qafë Thanën nga Lini deri në Prrenjas. Trashësia e borës në majën e Qafës së Thanës ka shkuar në 30 cm. Policia në bashkëpunim me firmën nënkontraktore dhe institucionin e prefektit për gjatë gjithë natës nga njëra anë nuk kanë lejuar kalimin e mjeteve pa zinxhirë.

Si rezultat i kësaj pune i gjithë aksi rrugor të gjitha rrugët nacionale të qarkut të Korçës janë të kalueshme normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm akset në zonat e thella malore ku kalimi bëhet me zinxhirë. Mëngjesin e sotëm aksi rrugor i Qafë Thanës e ka inspektuar drejtori i përgjithshëm te ARRSH Afrim Qendro.

Ndërkohë, 3 borëpastruese dolën në terren në zonën e tunelit për të larguar dëborën nga Rruga e Kombit. Më pas rreth orës 14: 35 kanë dalë në rrugë 7 borëpastruese, të cilat kanë pastruar aksin deri në Kolsh dhe kanë vazhduar në segmentin e Rreps – Tunel ku ka reshje bore.

Po ashtu mësohet se segmenti rrugor është në asfalt dhe nuk ka pasur probleme me qarkullimin rrugor. Në mbrëmje janë angazhuar 4 borëpastruese në  segmentin Fan – Tuneli i Thirës,  dhe 3 të tjera shkojnë deri në Reps.

Grupet janë në terren po bëjnë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës , ku deri në mbrëmje janë hedhur afërsisht 9 ton me kripë. Në segmentin Tuneli i Thirrës – Morinë  sasia e reshjeve të dëborës shkoi afërsisht 15cm.

Por dhe për shkak të masave të marra rruga është e kalueshme dhe po punohet me ritme të larta për pastrimin e borës. Në terren janë 10 borëpastruese të cilat janë duke pastruar dëborën dhe po hedhin kripë. Deri tani në këtë zonë janë hedhur afërsisht 18 ton kripë

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu