• |
ide | kryesore

Edi Rama me Dhorin dhe Mynyrin: Ky është 14 shkurti im perfekt…

Pikante



Kur Esmeralda Kromidha, një nga pedagoget e Universitetit të Tiranës kërkoi më shumë sinqeritet nga Edi Rama për çështjet e universitetit, kryeministri me ironi iu përgjigj se ishte gati t’i hapë zemrën aty në takim.

Për batutë, pedagogia i kujtoi se është Shën Valentin, një arsye më shumë për të qenë i sinqertë.

Rama nuk e la t’i ikte shansi për të bërë batutë: “Po, sot është 14 Shkurt dhe ky është për mua 14 Shkurit perfekt, po e kaloj me Dhorin dhe me Mynyrin, këtu me ju”.

Fajin që po e kalon me pedagogët këtë Shën Valentin, Edi Ramës nuk ia ka as Dhori Kule dhe as Mynyr Koni, sepse siç i thanë vetë ata, kishte qenë ai që i kishte thirrur ai për të biseduar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *