• |
ide | kryesore

EMRI/ Zbulohet kush është viktima e atentatit në mes të Tiranës

Lajme, Të fundit

64-vjeçari Memli Begalla është eliminuar në mes të Tiranës mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.00 të së mërkurës. Burime të rezervuara të lapsi.al kanë dhënë detaje mbi mënyrën si ndodhi atentati në rrugën “Nikolla Tupe” në qendër të ish-Bllokut. Sipas tyre viktima është ndjekur nga disa persona që lëviznin me një automjet tip BMW të zezë me xhama të errët.

Viktima e ka kuptuar që po ndiqej dhe ka tentuar të futet në një parkim ku kishte lënë automjetin e tij. Ai është arritur pranë një tuneli nga autorët të cilët kanë qëlluar disa herë mbi të me një armë me silenciator. Të njëjta burime thanë se Begalla banonte në atë zonë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie. Janë shoqëruar në polici disa persona që kanë dijeni mbi krimin. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu