• |
ide | kryesore

“Fifty Shades Freed” i fundit i sagës së famshme, çfarë thonë aktorët

Paparazzi, Slider
800x400-fifty-shades-of-grey_Qx8spb1.jpg



Këtë Shën Valentinit pritet shfaqja e “Fifty Shades Freed”, i treti i sagës së famshme. Në këtë film merr pjesë edhe Rita Ora, e cila luan rolin e motrës së protagonistit kryesor, Christian Grey, Mias. Mirëpo, Jamie Dornan ka thënë se kjo është hera e fundit që interpreton personazhin Christian Grey.

Aktori 35-vjeçar deklaroi se është “shumë i vjetër” për të qenë pjesë e skenave erotike si ato të filmave që bazohen në librat e E.L. James.

“Mendoj se kam mbaruar me këta filma. Nuk ka më libra, të tre i kemi bërë. Vetëm nëse Erica shkruan një tjetër. E di që jam i vjetër për këto gjëra tani”, tha Dornan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *