• |
ide | kryesore

Kuçovë/ Grabitësit terrorizojnë çiftin e moshuar dhe i marrin paratë

Lajme



Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave kanë grabitur një çift të moshuarish në Kuçovë. Ngjarja në fjalë ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë, dy persona kanë hyrë në banesën e të moshuarve, dhe duke i kërcënuar me jetë, arritën t’i merrnin 30 mijë lekë të reja.

Policia njofton se ka shoqëruar gjashtë persona lidhur me ngjarjen, ndërsa po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *