• |
ide | kryesore

Lindita Nikolla refuzon t’i përgjigjet pedagogëve, që paralajmëruan grevë

Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ishte e thirrur në Komisionin e Arsimit në Kryesinë e Kuvendit për të dhënë shpjegime se përse nuk janë bërë gati aktet nënligjore, që shkaktuan vonesat e rrogave të pedagogëve.

Në seancën dëgjimore, Lindita Nikolla nuk u paraqit, por dërgoi zv.ministrin e Arsimit duke thënë se kishte planifikuar një takim me homologun e saj të Kosovës, për një marrëveshje të përbashkët.

Prania e Lindita Nikollës ishte kërkuar nga deputetët e opozitës, të cilët thanë se është hera e tretë që Lindita Nikolla tallet në këtë formë me deputetët. Me refuzimin për t’u paraqitur në komision, Lindita Nikolla refuzoi t’i japë një përgjigje 123 pedagogëve që i kanë dërguar disa kërkesa dhe që paralajmërojnë një grevë të përgjithshme, nëse këto nuk plotësohen.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se për shkak të shpërdorimit të detyrës nga Ministrja Nikolla pedagogët mbeten pa paga dhe të hënën ata u paguan nga tarifat e studentëve.

Pedagogët kanë firmosur një peticion me disa kërkesa për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Në rast se kërkesat nuk do të plotësohen, 123 pedagogë paralajmërojnë të hyjnë në grevë.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Thone qe kjo ka bere edhe master profesional te nivelit te dyte, ne nje
    Universitet te shquar privat ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *