• |
ide | kryesore

Macron: Nisim sulmet në Siri nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Planet



Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se do të urdhërojë sulme në Siri nëse zbulohen prova se qeveria e presidentit, Bashar al Assad ka përdorur armë kimike kundër civilëve.

Macron i tha gazetarëve se në një rast të tillë do të goditen vendet ku përgatiten ose nga ku nisen këto sulme me armë kimike.

Presidenti francez u shpreh se shërbimet e inteligjencës franceze nuk kanë ende prova të mjaftueshme se armët kimike janë përdorur kundër civilëve.

Por, Franca i cilëson si sulme me ‘firmën’ e qeverisë së Assadit ato të prillit të kaluar në Siri, ku armët kimike me gaz sarin goditën një provincë duke lënë mbi 86 persona të vdekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *