• |
ide | kryesore

Mark Marku: Si po ndodh ‘kriminalizimi i universiteteve’

Lajme, Të fundit
mark marku.jpg

Sipas Mark Markut, pedagog në Universitetin e Tiranës, ligji i arsimit të lartë është i pazbatueshëm, pasi nuk zbatohen aktet nënligjore.

Marku u shpreh në rubrikën “Opinion” se ky ligj është i paaplikueshëm dhe Kryeministri nuk mund të thotë se nuk ka përgjegjësi. Marku nuk e sheh problemin vetëm tek vonesa e pagave, për të cilën pedagogët paralajmëruan një grevë të përgjithshme. Profesori u shpreh se financat e Universiteteve duhet të paraqiten në asamble ose në senat.

“Nuk është problemi vetëm për vonesën e pagave, por ne kemi shtruar edhe probleme të tjera të rëndësishme për Universitetin. Ligji është i paaplikushëm. Një ligj bëhet i zbatueshëm përmes akteve nënligjore, por aktet nënligjore nuk kanë dalë akoma. 2 vite e gjysmë pasi ka dalë ligji për arsimin nuk kanë dalë aktet nënligjore dhe bëhet i pazbatueshëm. Kryeministri thotë që unë nuk kam përgjegjësi, por kjo është paaftësi totale. Pjesa financiare e Universiteteve duhet të japë llogari, pra në asamble apo në senat” – tha Mark Marku.

Sipas profesorit, për herë të parë po ndodh ‘kriminalizimi i Universiteteve’. Marku i bëri thirrje qeverisë që të mos bëjë aleanca me krimin.

Profesori sjell shembullin e tenderit 1 milion eurosh, që sipas tij, është bërë para 3 vitesh pa u pyetur universiteti, dhe për më tepër nuk është ndërmarrë asnjë rikonstruktim apo investim për të justifikuar këtë shumë të madhe parash.

“Pse është kërkuar bllokimi në universitet? Ministria ka pjesë përfaqësues në bord dhe një pjesë e bordit bashkëpunon me ministrisë dhe kanë bërë shumicë bllokuese për Universitetin. Duhet të verifikohet veprimet e financimit të universiteteve publike. Në universitet po ndodh kriminalizimi për herë të parë, ashtu si në Parlament. Ne nuk i themi qeverisë të futet në luftë me Universitetin, por i themi që të mos bëjë aleancë me krimin. Është bërë një tender para 3 vitesh dhe nuk është pyetur fakulteti fare. Ishte tender rreth 1 milion euro dhe nuk janë pak për një universitet. Tenderi ishte i tmerrshëm, pasi nuk është bërë as rikonstruksion dhe as gjë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për mënyrën e akreditimit të Universiteteve publike dhe po shkatërron këto universitete. Qeveria ka përgjegjësi, pasi ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë dhe ai ligj krijon problem për Universitetin”- u shpreh Mark Marku.

©LAPSI.AL 

7 Comments

  1. Turp i Senatit dhe i Dhori Kules qe ne vend qe te ngrene zerin per pedagoget qe i kane zgjedhur dhe ligjin e arsimit e njemije e nje problemet qe i lane UT dalin e qaraviten ne mllef se nuk jane ata Rektore, d.m.th feudale te perjetshem. Turp per Dekanet qe gelltiten poshterimin dhe nuk hapen gojen. Ky nuk eshte Universiteti qe duam. Nuk dua te mbroj askend, por keta jane “preshet” qe kemi ne senat Kurse Artan Fuga vijon te jape leksione Ex-katedra nga privilegji i dy rrogave (Nje ne Gazetari dhe nje ne Akademi) kur gjysem viti akademik rri ne France, thone per “kerkim shkencor” por nuk i shohim asgje ne France te botuar, jep mesime dredharake se si duhet t’i lepihemi pushtetit per….pagen. Mjerane qe s’e kuptoni se ka plot te rinj qe po shkasin ne radikalizem prej jush dhe meskinitetit tuaj!

  2. Shkences iu vu kazma qekur qenieve si Mark Marku u jepen tituj shkencor dhe pergjegjsi administrative per pergatitjen e brezit te ri.

  3. Ka o ai debili ari? Qe kur tu shkerdhy Grida me ate sumqimin Salinjanin u zhduk ene ari kok-kari. Po ti e Bushat pse sflet per Griden? Apo ta ka fut pidhin ne goje

    1. qefli me sa po duket ty frroku,ndoka e roshi tresh sa te paskean qir per ket arsye je qefli.shko tash lepij bythen rames se meta prap ngjal lalzi i kishte dhen.

  4. Marku ka te drejte kur flet per Universitetin.Habitem si nuk flet per zgjedhjet ne UT.Gjeneza e nje demokracie jane zgjedhjet e lira e te ndershme.A jane ato te lira e te ndershme ne Univ?Per nje drejtues departamenti behet gjithe ajo lufte e pandershme.Berryla,lidhje te dyshimta,kercenime etj etj.Pra per nje departament me 10 apo 11 pedagoge nuk kemi zgjedhje por votim imagjino per Dekan apo Rektor.Keto qe zgjidhen e kane mendjen ku te vjedhin e te fusin ne xhepat e tyre.E harruat luften per Dekan tek Filologjiku para ca javesh.Marku qe shan politiken per zgjedhje te dhunuara harron te flase per zgjedhjet ne Univ.Personi qe zgjidhet sapo merr postin mendon si te qendroje me gjate duke sulmuar njerezit qe s’e kane votuar dhe mbron te paaftet dhe servilet e tij.Pasi kolojne 8 vite mendon si te uzurpoje nje vend tjeter.Shembulli me tipik eshte Dhori Kule. 8vjet Dekan-8vjet Rektor-8 vjet Dekan perseri pra 24 vjet ne total ne postet drejtuese.Nuk po them qe para kesaj kohe mund te kete qene Drejtues departamenti.Edhe ne kohen e Enverit te kishte qene nuk do ishte kaq jetegjate ne postet drejtuese ne Univ.E keqja e Univ eshte ligji ku drejtuesi zgjidhet “me vote”. Nuk i kerkon kush llogari per shkeljet qe ben. E ben Univ si univ privat.Shkallmon fondet. Me mire Rektori te emerohet dhe ti kerkohet llogari sesa sic eshte sot ku me i paafti dhe me meskini zgjidhet ne poste drejtuese mjafton qe te beje lidhje dhe koalicion te forte si dhe ti leje te livadhisin pedagoget pas zgjedhjeve.

  5. Puna e zgjedhjeve ne universitet eshte si puna e KLD per gjyqtaret dhe KP per prokuroret ku ato qe zgjidheshin me votat e gjyqtareve dhe prokuroreve nuk merrnin me masa disiplinore per to.Sa e sa raste flagrante coheshin ne KLD dhe te zgjedhurit aty me vote i hidhnin poshte. Qe te zgjidhesh rektor nuk zgjidhesh se je me i afti por pse arrin te besh per vete pedagoget me lidhje dhe presione.Pse merr mbeshtetjen e te forteve te qytetit. Pse merr mbeshtetjen e deputeteve etj etj. Shikoni universiteti i Elb eshte rasti me tipik.Rektorin e”zgjedhur” e kap ligji i dekriminalizimit sepse ka genjyer dhe prap vazhdon ta drejtoje universitetin sikur ta kishte te tijin.Shkelje ngado.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu