• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Fier, 21-vjeçarja paraqitet në spital me temperaturë të ulët, gjen vdekjen

Lajme, Të fundit
Spitali-Fier.jpg



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Fierit dy ditë më parë. Një vajzë 21-vjeçare ka humbur jetën për shkaqe ende të panjohur për mjekët e këtij spitali. E reja XH. XH. Është paraqitur në spital për shkak se ka patur temperaturë të ulët. Pasi ka marrë një serum, ajo është përcjellë drejt banesë së saj, por atje gjendja e saj është komplikuar.

Familjarët e saj kanë tentuar ta nisnin për në spital sërish, por ka qenë tepër vonë, pasi 21-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës. Familjarët e vajzës kanë ngritur akuza të rënda për mjekët, pritet që autopsia të nxjerrë edhe shkaqet e vdekjes së papritur të vajzës së re. Ndërsa, për rastin në fjalë, policia e Fierit është shprehur se vdekja e së resë ka ardhur për shkaqe natyrale.

 



1 Comment

  1. Prit kur te thone mjeket tani, qe ishte nje semundje shume e rralle qe prek 1 ne 100 milion njerez. Te shkretet njerez qe humben vajzen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *