• |
ide | kryesore

Pezullohet polici rrugor në Tiranë, manipuloi provat e aksidentit

Lajme, Të fundit
policia-rrugore.jpg



Strukturat e SHÇBA-se ekzekutuan vendimin e gjykatës dhe pezulluan nga funksionet publike specialistin e hetimit të aksidenteve pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, n/komisarin O.Gj.

Ky shtetas akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka rezultuar se pas një aksidenti në datën 12 nëntor 2017, oficeri i Hetimit të Aksidenteve, jo vetëm që nuk ka kryer veprimet proceduriale të domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, SHÇBA arrestoi punonjësin e Policisë Kufitare të Kakavijës, Ilir Osmani. 48-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *