• |
ide | kryesore

Rama flet me përçmim për Mark Markun: Si mund të çohet profesori, të thotë “s’kemi shkumësa”

Lajme, Të fundit



Në një takim me pedagogët e Universitetit të Tiranës, Edi Rama iu përgjigj me cinizëm paralajmërimit të pedagogëve për një grevë të përgjithshme, nëse nuk i plotësohen kërkesat. Duke përmendur ankesat që bëri pedagogu i Universitetit të Tiranës, Mark Marku për mungesën e shkumësave dhe fshirëseve për dërrasat e zeza në klasa, kryeministri e krahasoi atë me të përmbyturit që ndërtojnë shtëpinë pa leje dhe pastaj ankohen nga shteti.

“Si mund të çohet një profesor e të thotë, “S’kemi skumësa, e ka fajin ligji”. Ç’është kjo! Deri ku mund të shkojë absurdi televiziv? Ç’është kjo?
Nga ana tjetër ne jemi të hapur për kritikën, të jemi mbështetës për rolin tonë, që nuk është udhëheqës dhe as vendimmmarrës. Ne financojmë dhe monitorojmë kriteret dhe zbatueshmërinë, që është standart për të gjithë ata që cojnë fëmijët në universitet. Këtu u bë si ato, që ndërtojnë shtëpinë në lumë dhe pastaj kur të merr lumi, thua: Ku është shteti?” tha Rama duke iu referuar pedagogut Mark Marku.



5 Comments

  1. Jam profesor ne France qe jap mesim ne nje universitet publik ne Tirane qe prej 10 vjetesh. Konfirmoj qe shkumesa egzistojne por qe jane te paperdorshem se te shkermoqen ne dore…
    Sa per politiken e qeverise, per sa kam pare nuk kam vene re nje vizion te qarte per te ardhmen e arsimit te larte. Eshte per te ardhur keq.

  2. KM leshon romuze ne takim me senatin e UT se nuk di cfare te thote! Si mund te durohet nje KM karagjoz?!!!Ju qofshi!

  3. Abi ,kur nuk te pordhi askush pse jep mend ??? Mos u bej e paedukate se duket nga fjalet qe je shume djale e zgjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *