• |
ide | kryesore

Rikthehet supermodelja Iman më e bukur se kurrë

Paparazzi, Slider



Ajo ka bërë një kthim gradual në skenë, pasi ka qëndruar jashtë saj, që pas vdekjes së bashkëshortit, David Bowie, në janar 2016.
Bëhet fjalë për modelen Imani, e cila se fundmi tregoi aftësitë e saj prej supermodele, kur mori pjesë në një shfaqje të veçantë të Black Panther.
62-vjeçarja dukej e mahnitshme kur mbërriti në Muzeun e Artit Modern me një fustan të argjendtë, të cilin e kishte kombinuar me një shall të vendosur bukur në kokë.
Në veshjen e saj sigurisht që nuk kanë munguar as aksesorët, si varësja apo vathët si dhe pelerine e zezë e hedhur krahëve.
Bashkëshoorti i Imanit, David Bowie ishte i njohur si eksplorues i disa zhanreve muzikore, si “hard rock”, pop, muzikës “soul” dhe “punk” në një karrierë 40-vjeçare në skenë. Bowie ndërroi jetë pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, në shtëpinë e tij në New York, duke lënë pas gruan e tij, modelen Imani, me të cilën ka një vajzë, si dhe një djalë nga martesa e tij parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *