• |
ide | kryesore

Shpërthimi me tritol në Shkodër, dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të borxheve

Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku garazhi në pronësi të shtetasit Sadetin Kiri është shpërthyer me tritol. Sipas policisë së Shkodrës, nga shpërthimi në garazhin e 62-vjeçarit ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që theksohet se banesa e tij ndodhet pranë këtij objekti.

Policia ka marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë, dhe deri më tani ka shoqëruar 8 persona të dyshuar për ngjarjen. Dyshohet se shkak për ngjarjen janë konfliktet e djalit të 62-vjeçarit për shkak të borxheve që ai u kishte personave të ndryshëm.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *