• |
ide | kryesore

Zbardhen detaje nga hetimi parlamentar që do ngrihet për Tahirin

Lajme, Të fundit



Komisioni Hetimor i kërkuar nga Partia Demokratike me qëllim kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të pushtetit lidhur me çështjen ku përfshihet si i akuzuar ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të ketë në përbërje 11 anëtarë.

Komisioni do të përbëhet nga 5 anëtarë nga opozita (PD+LSI) dhe 6 anëtarë nga Partia Socialiste, ndërsa do të drejtohet nga një prej deputetëve të PD-së.

Komisioni do të ketë një afat prej 3 muajsh, ndërsa kërkesa pritet që brenda 5 ditësh të paraqitet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kjo e fundit përcakton edhe përbërjen e komisionit, ku shumicën e ka mazhoranca por kryesinë pala që kërkoi ngritjen e komisionit, Partia Demokratike.

Burime pranë Kryesisë së Kuvendit thanë për ABC News se konferenca e Kryetarëve do të marrë në shqyrtim kërkesën ditën e hënë, për t’u njoftuar më pas në seancën plenare të 22 Shkurtit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *