• |
ide | kryesore

Balla-gazetarëve: Shkëlzeni pa punuar një ditë deklaron më shumë para se të gjithë ju bashkë 

Lajme, Të fundit



Pas përballjes në Gjykatën e Krimeve të Rënda me Shkëlzen Berishën, i cili e ka akuzuar për shpifje, Taulant Balla deklaroi institucionet e drejtësisë po bëjnë “ping pong” me këtë çështje.

Kjo për faktin sepse një ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për çështjen, duke ia kaluar Krimeve të Rënda, por kjo e fundit e çoi sërish çështjen Berisha-Balla në Gjykatën e Lartë.

Duke folur për mediat deputeti Balla i bëri apel Prokurorisë që të hetojë me seriozitet çështjen CEZ dhe të vërë përgjegjësit para drejtësisë, duke kthyer gishtin nga Shkëlzen Berisha.

Sipas Taulant Ballës, Shkëlzen Berisha nuk është çuar kurrë në mëngjesë për të shkuar në punë dhe të kthehet pasdite në shtëpi, por deklaron aty të ardhura më shumë se të gjashtë gazetarët bashkë me kameramanët.

“Jam këtu në respekt të të gjitha gjyqeve për shpifje, trillime, u bërë rreth 15 me familjen Berisha, babai, vajza, dhëndri, djali. Do jem në respekt të gjykatës së vendit tim. Unë jam i gatshëm që kjo çështje të gjykohet një herë më parë. Nuk dua të bëj sot asnjë koment për çështjen CEZ, kjo dosje me vendim të Kuvendit po hetohet në Prokurori. Personi i cili është kallëzuar nga Kuvendi për veprën penale të korrupsionit, së bashku me babain e tij dhe zyrtarë të lartë, tha se nuk ka dijeni. Unë i bëj thirrje prokurorisë ta hetojë këtë dosje me seriozitetin më të madh.

Të respektojnë vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda që i ka kërkuar Prokurorisë të marrë në pyetje persona si Genc Ruli, Sali Berisha, Nue Kalaj, Shkëlzen Berisha, etj. Thotë aty në Gjykatë se i ka siguruar paratë me punë të ndershme, ky njeri që nuk ka punuar asnjë ditë. Nuk i ka thënë punë asnjëherë Mirëmëngjes”, tha deputeti Balla.

©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Eshte e habitshme se kush flet ne fakt. Dikush i cili nuk ka punuar ndonjehere dhe ka ora nga 7,000 e kusur euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *