• |
ide | kryesore

Berisha: Taulant Balla, një shpifës që fshihet pas Edi Ramës

Lajme, Të fundit



Shkëlzen Berisha ka folur pas dëshmisë në Prokurorinë e  Krimeve të Rënda ku ka hedhur në gjyq deputetin socialist, Taulant Balla në lidhje me akuzat e këtij të fundit se Berisha është i përfshirë në privatizimin e CEZ.

Duke folur për gazetarët, Shkëlzen Berisha u shpreh se Taulant Balla ka bërë një shpifje kur ka thënë se për 3 vite nuk ka paguar taksa, ndërsa bëri publike dokumente që ka paguar të paktën 50 milionë lekë për dy vite.

Berisha u shpreh se këto janë ‘shashka politike’, pa asnjë fakt e provë, pasi të ardhurat e tij nuk kanë lidhje as me privatizimin, dhe as me aktivitetin e CEZ.

Berisha u shpreh se Balla është i vetmi kryetar grupi parlamentar në Europë që nuk zbaton një vendim të Gjykatës së Apelit, e cila atë e ka dënuar me vendim të formës së prerë për t’i paguar para familjes Berisha, pasi kishte shpifur ndaj tyre.

Pjesë nga fjala e Shkëlzen Berishës: 

Kanë frikë për të thënë se kjo është një histori e shpikur. Përfaqësuesi i kryeprokurorit Edi Rama dhe një kryeprokuror i Edi Ramës.

Balla e ka ngritur këtë shpifje në komision parlamentar dhe është si shpifës, jo që unë dua ti vë një damkë të dytë, sepse ai është shpifës. Kjo çështje është për z. Balla që thotë se për vitet 2008-2009-2010 nuk kam paguar taksa. Unë kam paguar mbi 50 mln taksa.

Kjo është një shashkë politike, pa asnjë fakt e provë. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje as me privatizimin dhe aktivitetin e CEZ.

Unë dua të dalë e vërtetë. Taulant Balla ka dalë e ka thënë se unë nuk kam paguar taksa për 3 vite. Unë kam dokumentet nga tatimet që kam paguar 50 milionë taksa për dy vite.

Balla është i vetmi kryetar i grupit parlamentar në Europë që nuk zbaton një vendim të Gjykatës së Apelit. Ai është dënuar si shpifës dhe fshihet pas imunitetit, pas Edi Ramës që e përdor si tualet.

As aktiviteti im as të ardhurat e mia nuk kanë lidhje me aktivitetin tim.



1 Comment

  1. ore qe Balla eshte katunar 24 karatsh e dime, pot ti deklaro nga te vine te arshurat. eshte shume e lehte dhe ska me hamendesime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *